Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev dhe Shahpanska: Ndërtojmë zgjidhje sistemike që qytetarët më të prekur të marrin shtëpi banimi

Shkup, 3 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ambasadorin e BE-së në vend, Dejvid Gir, deputeten, Latifa Shikovska dhe përfaqësuesit e organizatave civile dhe komunave që zbatojnë projektet, njoftuan fillimin e realizimit të projekteve të strehimin e Romëve.

“Flitet për katër grante në vlerë prej rreth 3.2 milionë euro për  periudhë 3 vjeçare në komunat Prilep – në vendbanimin Trizlla, në Manastir – në vendbanimin Bair, në lagjet rome në komunat Shtip dhe Berovë, dhe në komunën e Kërçovës”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se projektet janë në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraqasëse – IPA 2, të cilin Qeveria e zbaton me mbështetjen e delegacionit të Bashkimit Evropian, informon Zhurnal.mk

Kryeministri Zaev tha se këto projekte realizohen në falënderim të nismës “Integrimi i Romëve 2020”, në kuadër të së cilës, me propozimin e vendit tonë si anëtar i nismës, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan në vitin 2019, u miratua  Deklarata e vendeve të Ballkanit Perëndimit për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE.

“Me këtë deklaratë, vendi ynë i inkurajoi udhëheqësit e rajonit të pranojnë nevojën për përpjekje të përbashkët për intensifikimin e përpjekjeve për integrimin e popullsisë rome, si një nga grupet më të prekura në shoqëritë në rajon. ” Falë kësaj deklarate dhe iniciativës “Integrimi i Romëve 2020”, kemi arritur në fillimin e realizimit të projekteve që sot i shpallëm në pjesën e Strehimit dhe në pjesën e arritjes së kushteve për legalizimin e vendbanimeve joformale ku jetojnë romët “, tha Kryeministri Zaev, i cili u falënderua për mbështetjen e BE-së  dhe shtoi se në Buxhetin për vitin 2021 janë ndarë 62 milionë denarë për mbështetjen e zbatimit të Planeve Vjetore Operative të Strategjisë së Romëve.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska theksoi se qëllimi është të mundësohet  përmirësimi i përfshirjes socio-ekonomike e Romëve me  qasje më të mirë në arsimin publik, shërbimet shëndetësore dhe qasje në tregun e punës.

“Me projektin në Prilep, në vendbanimin Trisla, do të legalizohen shtëpitë e 700 familjeve rome,  do të legalizohen pronat e 5,000 romëve në vendbanimin Bair në Manastir, në Shtip  do të legalizohen 1,027 shtëpi dhe 40 shtëpi në Berovë. Përfshihet edhe ndërtimi i vendbanimeve të reja, në Shtip 50 shtëpi, në Kërçovë 30 apartamente, ndërsa njëkohësisht do të rindërtohen 50 shtëpi në Prilep dhe 15 shtëpi në Berovë”, tha ministrja Shahpanska dhe shtoi se në pjesën e arsimit, me programin  kujdestari pas shkollës, do të mbështeten 200 nxënës romë dhe do të punohet edhe në rritjen  e punësimit të 150 romëve, përmes programeve të ndryshme për punësim.

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir, shprehu kënaqësinë që projektet e prezantuara  do të përmirësojnë shumë jetën e komunitetit rom dhe shtoi se qëllimi i përbashkët është krijimi i mundësive të barabarta për popullsinë  rome.

Ambasadori Gir përmendi se financimi i BE-së mbetet në dispozicion për mbështetjen e aktiviteteve  të tilla.

Deputetja Shikovska theksoi përpjekjet e saj për të përfaqësuar dhe iniciuar zgjidhje që do të jenë në favor të  kategorive më të prekshme të qytetarëve.

Në ngjarje u prezantuan katër projektet nga Sashko Nikollov, kryetari i komunës së Shtipit, Sebihan Demirovski nga Shoqata për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara “Qendra e Resurseve Rome”, Talija Petrovska nga Qendra për iniciativa qytetare dhe Goce Bogoevski nga COSV.

Projektet përfshijnë legalizimin e shtëpive, përmirësimin e infrastrukturës dhe kushte të sigurta për jetesë, riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të tyre, punësimin e e të rinjve romë, mbështetjen e nxënësve rom me kujdestari pas shkollës, si dhe ngritjen e vetëdijes për të drejta të barabarta dhe qasje në kujdesin shëndetësor.  (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

Zjarret në Turqi / Maqedonia e Veriut s’ka turistë të rrezikuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...