Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev dhe Zhbogar me pritje për progres të vendit në planin euroatlantik dhe ekonomik

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaevi sot realizoi takim me euromabasadorin Samuel Zhbogar i cili e përfundon mandatin e tij në vend.

Pres shërbimi qeveritar informon se në takim është shprehur prite se Maqedonia e Veriut me sukses do t’i fillojë negociatat me BE-në dhe është vlerësuar se pas zgjedhjes së Qeverisë së re është e dukshme energji e re për punë efektive.

“Qeveria është formuar në baza të qëndrueshme dhe pres në një mandat të plotë, përmes punës së përbashkët brenda në koalicionin qeveritar dhe me sjellje të ndërgjegjshme të të gjitha subjekteve politike, të tregojmë rezultate në cilësinë e jetës së qytetarëve, drejt përmirësimit të standardit të jetesës dhe drejtësisë funksionale”, ka thënë Zaevi.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se qytetarët i respektojnë vendimet e guximshme dhe të sinqerta të politikanëve të cilët hapin perspektiva dhe se në periudhën e ardhshme, pas mbylljes së sfidave që e bllokuan zhvillimin e shtetit, hapet hapësirë për zhvillim të fuqishëm ekonomik.

Në takim, kryeministri Zaev ka shprehur falënderim euroambasadorit për kontributin e rij në të gjitha proceset e rëndësishme politike në vend.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Buhova: Në 4 ditët e fundit janë dhënë 7500 vendime për izolim

E.E.

498 raste të reja, 17 të vdekur dhe 419 të shëruar

T E

Suedia nuk pranon lejet e vozitjes nga RMV? MPB: Punojmë në këtë drejtim

T E

Me 800 euro falso arrestohet në Gjilan shtetasi nga Maqedonia e Veriut

T E

Edhe dy mësuese në Shkup rezultojnë pozitiv me Covid-19

E.E.

Sekuestrohen mbi 30.000 mjete piroteknike në Bit Pazar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...