Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Dhuna ndaj grave është e papranueshme, është përgjegjësia jonë t’i mbrojmë viktimat

Shkup, 25 nëntor – Zhurnal.mk – Në shënimin e ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës mbi gratë, kryeministri i vendit Zoran Zaev ka deklaruar se të gjithë qytetarët, veçanërisht burrat, kanë përgjegjësi të krijojnë atmosferë ku dhuna dhuna mbi gratë do të ishte e papranueshme dhe e turpshme, informon Zhurnal.

Ai në një FB status ka apeluar deri tek viktimat e dhunës familjare të mos heshtin dhe rastin ta paraqesin tek institucionet përkatëse.

“Një nga angazhimet e mia personale është zgjidhja me qetësi e të gjitha konflikteve përmes bisedimeve, përmes dialogut, në mënyrë të denjë dhe me respektim ndaj të tjerëve në politikë dhe në jetën time private. Në periudhë kur përshkak krizës me pandeminë nga covid 19 të gjithë qëndrojmë më tepër në shtëpi, është rritur dhuna ndaj grave. Për këtë, është me rëndësi që gratë të mos heshtin, t’i thonë JO dhunës dhe menjëherë ta paraqesin në www.mtsp.gov.mk/prijavi-semejno-nasilstvo.nspx.”, shkruan Zaev.

Ai rikujton se politikat e Qeverisë janë të orientuara drejt parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave nga dhuna, ndërsa vërtetim për këtë janë sportelet e hapura për kujdes, ratifikimi i konventës së Stambollit dhe ligji më i ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna mbi gratë dhe dhunës familjare.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ziadin Sela ngushëllon shqiptarët për humbjen e Mulla Mahmud Asllanit

R Zh

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...