Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Diaspora është populli ynë, me rëndësi është të gjithë të regjistrohemi

Prilep, 2 prill – Mund secili të lejojë të luajë për arsye politike me shifrat. Nuk është në rregull diaspora kur na nevojitet të mos votojnë, ndërsa të mos na duhen kur na jepnin para, kur duhet ta regjistrojmë, kur ndihmon në amvisëritë. Diaspora është populli jonë. Sot është jashtë, nesër do të jetë këtu. Mund që dikush prej neve nesër do të jetë jashtë, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ky është populli ynë. Ne e regjistrojmë mbarë popullin tonë pa dallim nëse është në shtëpi ose jashtë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e Hristijan Mickoskit se diaspora duhet te evidentohet, jo të regjistrohet.

Zaev edhe një herë ka apeluar deri te qytetarët se me rëndësi është secili të regjistrohet.

Të mundura janë siç tha, raste të izoluara apo të ndara të gabimeve teknike që vijnë pa dashje gjatë vënies së numrave amë, por ata duhet të lajmërohen që menjëherë të shmangen dhe regjistrimi të vazhdojë pa pengesa.

“Në fund ajo korrigjohet. Ka edhe kohë të mjaftueshme, por me rëndësi është qytetarët të paraqesin këtë rast. Mund të paraqiten drejtpërdrejtë në Entin Shtetëror për Statistikë ku këshillat regjistrues do të shqyrtojnë problemin dhe do ta mënjanojnë që të mund secili të regjistrohet. Me rëndësi është secili të regjistrohet, nëse jeton në shtëpi ose jashtë shtetit. Bëhet fjalë për operacion që është empirik, por edhe teknik njëkohësisht. Mund të ndodhin gabime të caktuara teknike, por nëse i paraqesim ata mënjanohen dhe zgjidhen. Apeloj deri te qytetarët për kësi apo problem të ngjashëm të paraqiten në Entin për Statistikë që të shmanget dhe të përmbushin të drejtën e tyre qytetare- të regjistrohen”, ka deklaruar kryeministri Zaev gjatë lëshimit në përdorim të spitalit modular në Prilep.

Ai edhe një herë ka nënvizuar se për shtetin ende janë të rëndësishëm edhe qytetarët që janë në shtëpi, por edhe ata që jetojnë jashtë.

“Prandaj, gjithçka që bëhet me regjistrimin që do të jetë prej 5 deri më 30 shtator është regjistrimi i të gjithë qytetarëve tanë, rezidentë dhe jorezidentë, qytetarët që jetojnë këtu, në vend ose qytetarë që janë shpërngulur dhe jetojnë më shumë se një vit jashtë shtetit”, tha Zaevi. 

Postime të ngjashme

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

Spasovski demanton: Nuk ka ndërprerje, ka kërkesa të shtuara për dokumente personale

Bekim Laçi

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...