Zaev: Drejtimi është përcaktuar për arritjen e më të mirës – ecim përpara, investojmë në të ardhmen

Shkup, 30 shtator – Ata që ëndërrojnë për të kaluarën, t’i lëmë aty, ndërsa secili që ia do të mirën popullit dhe shtetit, le të urdhërojë kah më e mira. Qëllimi është gjithmonë përpara. LSDM dëshmoi se realizon projekte gjigante, se ofron zgjidhje. Ajo që nuk ishte e mundshme me dekada, tani është realitet, theksoi kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në karvanin e sontëm zgjedhor në Gjevgjeli.

Zaevi potencoi se pas 20 viteve kemi, kemi regjistrim të suksesshëm.

“Janë regjistruar mbi 99 për qind e qytetarëve, rreth 1,86 milionë qytetarë, 570.000 amvisëri dhe 840.000 njësi banesore. Treguam se kush ka kapacitet, e kush jo. Tani, në njërën dorë kemi NATO-n, ndërsa në dorën tjetër regjistrimin e suksesshëm. Këto janë projekte gjigante, të bëra në vepër”, nënvizoi Zaevi.

Në këto zgjedhje, shtoi, LSDM-ja del me zgjidhje për problemet në nivel lokal.

Ai paralajmëroi disa projekte, duke përfshirë përfundimin e hapësirave të reja në kopshtin me kapacitet prej 100-120 fëmijë, një projekt në vlerë prej 53 milionë denarë. Paratë, tha ai, janë siguruar, projekti është miratuar dhe do të zbatohet plotësisht. Investimi në rrjetet e kanalizimeve dhe ujësjellësit do të vazhdojë, riciklimi i mbeturinave do të fillojë, deponia e vjetër do të mbyllet deri në fund të vitit, do të krijohen kushte për mbeturina të reja, të përkohshme, me origjinë organike, me vlerë 300.000 euro.

Sipas tij, Mickovski dëshmoi se nuk është asgjë tjetër përveç maskë e Gruevskit, se është për mbrojtjen e krimit.

Para Zaevit, në karvanin e sotëm zgjedhor “Më e mira për komunën time” në Gjevgjeli, folën edhe bartësi i listës së këshilltarëve, Mile Atanasov, si dhe kandidati për kryetar, Sasko Pockov.

Sot, LSDM, e udhëhequr nga lideri Zoran Zaev, prezantoi programin e saj parazgjedhor dhe kandidatët për kryetarë komunash në Bogdanc, Dojran dhe Vallandovë.

Related posts

Kasami e prezantoi ofertën zgjedhore para banorëve të Drenovecit

D V

Shilegov premton ushqim 50% më lirë për nxënësit dhe 50% mbulim të shpenzimeve në çerdhe

Z H

Ali Ahmeti nga Saraj: Votoni Petre Shilegovin për qytetin e Shkupit, ai nuk është i ngarkuar me paragjykime

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More