Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev – Duda: Është shumë e rëndësishme mbështetja polake për RMV-në në BE

Bruksel, 14 qershor – Në kuadër të aktiviteteve shtesë gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Bruksel, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti takim me presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, ku morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në takim bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga zhvillimi pozitiv në rritje i raporteve të ngushta dhe miqësore mes dy vendeve, gjë që u vlerësua si një potencial i shkëlqyeshëm për bashkëpunim në të ardhmen.

Kryeministri Zaev, siç theksohet në kumtesë, theksoi se Polonia ishte dhe mbeti mik i sinqertë dhe i vlefshëm i Maqedonisë së Veriut në procesin e realizimit të saj të qëllimit të jetë anëtare e NATO-s, si dhe mbështetjen për realizimin e të gjitha detyrimeve për anëtarësim në BE.

“Si veçanërisht të rëndësishme kryeministri Zaev e vlerësoi iniciativën e Polonisë dhe të vendeve nga Grupi i Vishegradit të bashkëngjisin një dokument në Konferencën e ardhshme për të Ardhmen e Evropës, e cila mbështet fuqimisht pranimin e vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor në BE. Kryetari i Qeverisë Zaev e shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Maqedonisë së Veriut për solidaritetin dhe ndihmën e Polonisë në ballafaqimin me pasojat nga pandemia me KOVID-19”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Zaev madje e ka njoftuar presidentin e Polonisë Duda me pikat kryesore nga dokumenti i kryesimit portugez me BE-në si propozim për zgjidhjen e vetos nga Republika e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, që Qeveria jonë e vlerësojë si bazë dalëse e mirë për zhbllokim dhe për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit tonë me BE-në për fillimin e procesit negociues me kapituj.

Dy bashkëbiseduesit në takim u shprehën të kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe thanë se shpresojnë që numri në rritje i turistëve nga Polonia në Maqedoninë e Veriut do të përforcojë miqësinë dhe raportet e ngushta, thuhet në kumtesën nga Pres shërbimi qeveritar.

Postime të ngjashme

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

Urime për medaljen e argjendtë të taekvondistit Dejan Georgievski

D V

Pa ujë nesër një pjesë e konsumatorëve në Çair

D V

Zaev: Marrëveshja e Ohrit solli frymë të re në drejtimin e politikave që ndërtoјnë ura, së bashku zhvillohemi si shtet anëtar i NATO-s dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...