Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev e dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Shkup, 26 shkurt – Sot e dorëzova kandidaturën time për kryetar të LSDM – Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, publikoi Zoran Zaev, lider i kësaj partie dhe kryeministër në profilin e tij në Fejsbuk.

“Para anëtarëve të partisë dal me Programin: Politika të reja – LSDM e para në ndryshimet! Kërkoj mbështetjen për një mandat të ri si kryetar, i zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta brenda partisë që do të mbahen më 21 mars”, shkroi Zaev.Shton në publikim se nëse e fiton besimin, me mandatin e tij të ri, e paralajmëron aksionin më të madh politik për ndryshimin e mënyrës së funksionimit dhe mentalitetit të partive politike në vendin tonë, duke filluar nga LSDM-ja.

“Politikë e re – Ofensivë pranverore për kthesë të re të veprimit politik të LSDM-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Zaev në Fejsbuk.

Postime të ngjashme

A po fundoset, BDI-ja me ekzekutivin aktual në krye me Artan Grubin ?

R Zh

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...