Maqedoni TOP LAJM

Zaev: E vendosëm shtetin në rrugë të drejtë, tani hapërojmë në rrugën evropiane

Zhurnal Ads

Shkup, 8 shtator – Zhurnal.mk – Rruga drejt pavarësisë është e shtruar me angazhimet, përpjekjet dhe vetëmohimi i një numri të madh të brezave. Ky ideal shekullor i historisë maqedonase u përmbush më 8 shtator, 29 vjet më parë, kur qëndruam krah për krah, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë, kur u bashkuam në krijimin e një shtëpie të përbashkët për të gjithë. Sot, ne festojmë pavarësinë të lirë dhe të hapur ndaj botës. Ne kemi mundësinë unike të ulemi në tryezën e vendeve evropiane. Për të shfrytëzuar momentin dhe për të vazhduar me besim në rrugën evropiane, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e sotëm me rastin e Ditës së Pavarësisë, 8 Shtatori.

Para mysafirëve në ceremoninë qendrore të mbajtur në oborrin e Qeverisë, Zaev theksoi rëndësinë e 8 shtatorit të vitit 1991, dita kur, tha ai, qytetarët e Republikës së Maqedonisë u dhanë dhuratën më të madhe të gjitha gjeneratave të ardhshme – pavarësinë e shtetit. Por ai gjithashtu iu referua sfidave aktuale. Ai nënvizoi se për një vend modern, të suksesshëm dhe evropian, pjesëmarrja e çdo qytetari është po aq e rëndësishme. Me këtë rast, Zaev i bëri thirrje opozitës që t’i lërë, siç tha ai, interesat e ngushta partiake dhe të tregojë sjellje shtetërore.

Tetë shtatori i vitit 1991 do të mbahet mend, tha Zaev, si një ditë kur u bashkuam për të përfunduar shtetësinë tonë dhe për të zgjedhur një rrugë të mbushur me mirëkuptim të ndërsjellë, lumturi dhe prosperitet. Udhërrëfyes të rëndësishëm dhe strategjikë në atë rrugë ishin NATO dhe BE-ja. Sot, Republika e Maqedonisë së veriut është anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës Atlantike të Veriut dhe një vend që është në rrugën e anëtarësimit në BE.

Në kontekstin e përparësive dhe angazhimeve të ardhshme, kryeministri njoftoi se vendi do të vazhdojë në rrugën që tashmë e ka shtruar – një shtet civil, atdhe i lirë i të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike, një shoqëri për të gjithë me një të ardhme evropiane.

Lufta për drejtësi, tha Zaev, do të jetë një angazhim kryesor. Por jo më pak e rëndësishme do të jetë lufta kundër koronavirusit, shndërrimi i ekonomisë në moderne, dinamike, inovative dhe konkurruese, si dhe ndjekja e epokës së gjelbër dhe dixhitale për të cilën aspirojnë të gjitha shoqëritë e zhvilluara.

Sipas tij, që në fillim qytetarët padyshim e theksuan rrugën, për të cilën duhet të lë[vizë shtetësia e vendit.

“Kjo është rruga evropiane pas vlerave demokratike. Kjo nënkupton inkluzivitet dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve në proceset politike, por edhe integrim në institucionet dhe nismat ndërkombëtare”, theksoi Zaev.

Sot, shtoi kryeministri, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i njohur ndërkombëtarisht me Armatë të sajën, me valutë shtetërore dhe me të gjitha postulatet e shtetësisë.

Paralajmëroi se vjen koha e kthimit, drejtësisë dhe disiplinës. Qeveria e re po hyn në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet. Ligjet janë miratuar, tani është koha për zbatimin e tyre të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

“Kush nuk dëshiron të respektojë ligjin, do të përballet me ligjin, dhe ne si Qeveri do të jemi partner në të gjitha palët e interesit në legjislaturë, pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe në shoqërisë civile, media dhe grupe të interesit që duan të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.

E nxjerrim shtetin në rrugë të drejtë dhe tani fillon periudha e evropianizimit më intensiv i vendit”, konkludoi kryeministri.

Paralajmëroi edhe vazhdim të investimeve në projekte kapitale, infrastrukturore, të masave antikrizë, avancim të kushteve për tërheqje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe stimulim i investimeve vendore.

Lidhur me pandeminë KOVID, atha se do ta fitojmë betejën. Sistemi shëndetësor është funksional dhe të gjithë janë të pajisur me kujdes të duhur shëndetësor.

Kremtimi qendror, i organizuar në pajtim me protokollet për Kovid, filloi me aktin e ndërrimit të flamujve para pllajës së Qeverisë, pas çfarë ishte intonuar himni i Maqedonisë së Veriut. Pastaj u shfaq videoja që dërgon porosi me rastin e 29 vjetorit të pavarësisë së shtetit.

Paraprakisht, në suaza të shënimit të festës, kryeministri Zoran Zaevi me delegacionin qeveritar vendosi lule në varrezat e ish presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski në varrezat në Butel. Lule vendosi edhe delegacioni kuvendor./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Nga Parlamenti na dorëzuan të dhëna bruto për apanazhën, nuk kishte sqarim në përshkrim

T E

Esmerov: Dorëheqja e Mickoskit pas 4 proceseve zgjedhore të humbura është e pashmangshme

T E

VMRO: 1071 karanfila para Qeverisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...