Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Flamuri i NATO-s i ngritur para Qeverisë dy viteve më parë ishte edhe simbol i Marrëveshjes së Prespës

Shkup, 12 shkurt – Flamuri i NATO-s i ngritur në ditën e sotme para dy viteve para Qeverisë është simbol dhe konfirmim i përgjegjësisë shtetërore dhe patriotizmit të fuqishëm të të gjitha vendimeve paraprake në bazë të të cilave u realizuan dy interesat më të mëdha shtetërore – anëtarësimi në NATO dhe BE. Maqedonia e Veriut, është anëtarja e 30-të e NATO-s, dhe në tërësi është e përkushtuar në obligimet e saja si aleat i barabartë i Aleancës, shkroi sot në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.

“Më 12 shkurt të vitit 2019, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte ngritur flamuri i NATO-s, gjë që vijoi pasi më 6 shkurt të vitit të njëjtë, ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës në Këshillin Veri-Atlantik, e nënshkruan Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO. Flamuri i NATO-s i ngritur atë ditë është simbol dhe konfirmim i përgjegjësisë shtetërore dhe patriotizmit të fuqishëm të të gjitha vendimeve të mara paraprakisht në bazë të të cilave u realizuan dy interesat më të mëdha shtetërore – anëtarësimi në NATO dhe BE. Falë vendimeve të guximshme, të cilat u konfirmuan përmes marrëveshjes së Prespës, aleatët tanë na pranuan si maqedonas, me gjuhën tonë maqedonase, në frymën e vlerave më thelbësore demokratike perëndimore”, shkroi Zaevi, përcjell Zhurnal.mk

E realizuam, shtoi ai, qëllimin tonë strategjik të politikës së jashtme dhe i betonuam bazat për stabilitet të rritur dhe prosperitet të shtetit tonë në kohë të rrethanave sfiduese.

“Sot Maqedonia e Veriut, si anëtare e 30-të, e plotfuqishme e NATO-s, është në tërësi e përkushtuar në obligimet e saj si aleate e barabartë dhe kontribuon si partnere dinjitoze dhe e besueshme në operacionet dhe misionet e Aleancës”, qëndron në statusin e tij në Fejsbuk. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...