Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev flet për bllokadën e mundshme të Bullgarisë në nisjen e bisedimeve me BE-në

Zhurnal Ads

Shkup, 20 tetor, zhurnal.mk – I pyetur për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe mundësinë për bllokim nga Bullgaria për shkak të çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev theksoi se nuk pret nga siç tha ai “populli vëlla” të ndërmerr një hap të tillë por që sipas tij ai tashmë ka paralajmëruar popullin se një gjë e tillë mund të ndodh.

“Për momentin, Bashkimi Evropian po përgatit konferencën e parë ndërqeveritare, ku secili nga shtetet ka të drejtë të merr vendim në mënyrë solidare dhe konsensuale. Konferenca e parë ndërqeveritare do të thotë zyrtarizmi i nisjes së bisedimeve dhe zbatimi i vendimit të muajit mars të Këshillit Evropian për nisje të bisedimeve. Gjithsesi unë e kam paralajmëruar popullin maqedonas, dhe qëndroj prapa atij paralajmërimi që ka mundësi që mos të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, të gjithë e dimë pse, sepse është e mundur që një vend shok, fqinj, vëlla të mos jepë dritë pozitive, pse, sepse ka punë për të cilat nuk negociohet por që vëllezërit, shokët, që të jenë shembull, i vërtetojnë, dhe atë jo të drejtën për vetëvendosje të na njihet, komentohet ose publikisht të njihet, por pastër dhe qartë të njihet gjuha maqedonase dhe populli maqedonas, këtë e bëjnë shokët këtë e bëjnë vëllezërit, unë besoj se kjo do të ndodhë shumë shpejtë”, tha mes tjerash Zaev.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Stoltenberg e përshëndeti zgjedhjen e Bajdenit president i SHBA-së

T E

Fundjavë pa TVSH, tre ditë për blerje të produkteve vendore, shërbimeve dhe IT-pajisjeve

E.E.

Rasti “Monstra” drejt mbylljes, së shpejti flajët përfundimtare

E.E.

Hotelierët të lodhur nga masat, do të dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese

Z H

Shkup, arrijnë pinguinët e parë në Kopshtin Zoologjik

Z H

Kurz refuzon shpërndarjen e refugjatëve në BE

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...