Maqedoni TOP LAJM

Zaev-Gallouei: Avancim i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar një nga prioritetet e Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallouei, e cila i uroi mandatin e dytë dhe zgjedhjen e qeverisë së re duke i dëshiruar punë të suksesshme.

Siç informoi shërbimi qeveritar për media Zaev pas bisedës me ambasadoren, ka theksuar se janë të rëndësishme rezultatet e realizuara nga mandati i parë në drejtim të përforcimit të demokracisë dhe përmirësimin e lirive politike duke nënvizuar se gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar Qeveria mbetet e përkushtuar në qëllimet strategjike, mes të cilave vend të rëndësishëm merr angazhimi për përmbushjen e obligimeve për anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e procesit të integrimi në Bashkimin Evropian.

Në takim është konstatuar se Britania dhe Maqedonia e Veriut janë fuqishëm të përkushtuara në përforcimin e bashkëpunimit bilateral në plan ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar.

Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Gallouei kanë biseduar edhe për programet dhe masat të cilat ndihmojnë për tejkalimin e krizës shëndetësore-ekonomike nga Kovid-19 dhe zbatimi më i mirë i tyre për mbrojtjen e ekonomisë dhe standardeve jetësore të qytetarëve, me qëllim të vazhdimit të reformave pozitive në vendin tonë në fushën e mbrojtjes, sundimin e së drejtës dhe menaxhimin e mirë, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për media.

Postime të ngjashme

Karakaçanov: Bllokada bullgare për Maqedoninë për në BE do t’i zgjoj politikanët nga ëndërra jugosllave

admin

LSDM: Mickoski tenton të përfitojë nga viktimat e coronavirusit

XH,I

Çerdhet, 33 fëmijë dhe 109 punonjës janë infektuar me COVID-19

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...