Zaev – Hani: Mbështetje të mobilitetit dhe ndërlidhje të të rinjve të rajonit është një investimi në të ardhmen e tyre

Shkup, 12 korrik – Republika e Maqedonisë së Veriut si vend nënshkrues i marrëveshjes për themelim të Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve (RYCO) do të vazhdojë aktivisht t’i mbështesë programet e zyrës rajonale me seli në Tiranë, si një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për ndërlidhjen e të rinjve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, theksoi kryeministri Zoran Zaevi në takimin me  sekretarin e ri të përgjithshëm të RYCO-s të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Albert Hanin, i cili këtë funksion e ndërmori si përfaqësues i vendit tonë.

 

Nga Qeveria informuan se në takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe Gjorgji Tasevi, këshilltar për politika të të rinjve dhe rinore në Zyrën kryetarit të Qeverisë, kryeministri i ka dëshiruar mandat të suksesshëm Hanit në zbatimin dhe koordinimin e  programeve të kësaj Organizate qëllimi i së cilës është realizimi i mobilitetit maksimal dhe ndërlidhja e të rinjve të rajonit si kusht i domosdoshëm për pajtim, bashkëpunim dhe për të ardhmen e tyre të përbashkët.

Sekretari i përgjithshëm RYCO, të cilin në takim e shoqëruan edhe anëtari i Këshillit Drejtues i RYCO-s Bllazhen Maleski dhe drejtori i zyrës lokale të organizatës në Shkup Vladimir Gjorgjevski, ka theksuar se Maqedonia e Veriut në këtë rrjet rajonal njihet  si një ndër vendet më aktive në rajon dhe se disa nga politikat rinore janë marrë si shembull për implementim të suksesshëm të çështjeve   më të rëndësishme për të rinjtë. 

Related posts

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Editorial/ Kandidatët të mbështetur nga populli, viktimë e koalicioneve mes partive

Z H

Nikollovski: Jemi duke vendosur sistem elektronik për shtrimin dhe ndjekjen onlajn të denoncimeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More