Maqedoni

Zaev: Hapja e kufijve në duart e autoriteteve shëndetësore

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, pas përurimit të vitit të ri shkollor ka komentuar zërat për përçarje mes ministrave të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me vendimin për hapjen e kufijve. Zaev theksoi se nuk ka një ndarje të tillë dhe se në qeveri ka pasur argumente “pro” dhe “kundër” hapjes së kufijve nga të dyja palët.

“Ministri Venko Filipçe informoi për debatet që po zhvillohen në nivel rajonal për hapje rajonale të kufijve, me të gjitha argumentet pro dhe kundër hapjes së kufijve, dhe ai kërkoi që të hapet diskutimi. Ne hapëm diskutimin, dhe u lajmëruan ministra që treguan përparësitë për hapjen e kufijve, mbi gjitha për aspektin ekonomik, por gjithsesi duke i hapur edhe çështjet problematike ql mund të paraqiten për shkak të aspektit shëndetësorë. Ne i treguam ministrit që në cilat aspektw duhet të ketë kujdesë”, tha mes tjerash Zaev.

I pari i ekzekutivit tha se për hapjen eventuale të kufijve do të vendosin autoritete shëndetësore.

“Në fund ministri i Shëndetësisë do të përfundojë konsultimet me kolegët nga ministritë e shëndetësisë në rajon dhe në të gjithë rajonin, Komisioni Shëndetësorë do të merr vendimin përfundimtarë nëse duhet të hapen kufijtë, që të kalojmë pa PCR test ose me PCR test. Nuk do të ndaja ministrat në disa për e disa kundër, kishte argumente…do të duhet të jemi të kujdesshëm, në aspektin ekonomik por edhe për aspektin shëndetësore”, theksoi Zaev.

Postime të ngjashme

KSI nesër i propozon Qeverisë që administrata publike të punojë me ndërrime ose nga shtëpia

XH,I

Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 35 gradë

XH,I

Ahmeti: Nuk ika nga gazetarët, nxitova për shkak të obligimeve

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...