Maqedoni

Zaev – Hollshtajn: Qeveria e re tashmë po tregon efikasitet dhe përkushtim ndaj prioriteteve shtetërore dhe qytetare

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Anke Hollshtajn, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në shtetin tonë. Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, është përshëndetur formimi i Qeverisë së re pas zgjedhjeve në kuadër të afateve ligjore dhe u konstatua se Qeveria e sapoformuar tashmë po tregon efikasitet dhe gatishmëri në vazhdim të prioriteteve të rëndësishme shtetërore dhe qytetare.

Kryeministri Zaev në takim iu falënderua kancelares Angela merkel dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si një nga shtetet më të mëdha miqësore të vendit tonë, si dhe për përkushtimin e kryesimit gjerman me BE-në, drejt zgjerimit të Unionit.

“Kjo është Qeveri plotësisht e përcaktuar euroatlantike dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Qëllimi ynë është, siç treguam gjatë tre viteve të shkuara se çka do të thotë të sillen vendime liderësh në drejtim të zgjidhjeve të çështjeve të hapura, ashtu që në periudhën në vijim të tregojmë edhe punë të përgjegjshme edhe drejtësi funksionale me atë që ligjet do të vlejnë njejtë për të gjithë. Ndërkaq do të vazhdojmë, si shtet, të reflektojmë edhe vlera evropiane dhe të kontribuojmë në perceptimet për Ballkanin Perëndimor, si rajon i cili i takon Evropës. EKziston përcaktim i fuqishëm mes të gjithë partnerëve të koalicionit në Qeveri për përcaktimet drejt këtyre vlerave dhe prandaj pres mandat të plotë katërvjeçar, që do të mundësojë parashikim të ekonomisë edhe për qytetarët”, tha kryeministri Zaev.

Në takimin e parë me ambasadoren gjermane Hollshtajn në mandatin e ri të kryeministrit Zaev, u bisedua edhe për masat që vazhdon t’i ndërmarrë shteti ynë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe për mbështetjen e mëtutjeshme të paraparë të ekonomisë. U cek rëndësia e solidaritetit të treguar mes shteteve, në tejkalimin e sfidave në krizën shëndetësore botërore dhe në atë drejtim kryeministri Zaev iu falënderua RF të Gjermanisë dhe BE-së për ndihmën dhe mbështetjen për vendin tonë në përballjen me pasojat nga kriza me koronën.

Në takim, siç ceket në kumtesë, është biseduar edhe për mundësitë për avancim akoma më të madh të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së veriut dhe Gjermanisë, si një nga partnerët tanë më të mëdhenj ekonomik.

Postime të ngjashme

Përgatitet ligji, e diela të jetë ditë jopune

XH,I

Zaev sot do të bisedojë me kancelaren Merkel

XH,I

Qeveria pritet të zgjidhë problemin me qytetarët që u dëmtuan nga “Eurostandard Bank”

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...