Agjencia Zhurnal.mk

Zaev i ftuar nga Vuçiç në hapjen solemne të autostradës në “Korridorin 10” në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se në hapjen e nesërme solemne të autostradës “Korridori 10” në Serbi, do të marë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përcjellë Zhurnal.
“Mendoj se arritja e Zaev është një lajm i rëndësishëm dhe tregon rëndësinë për Korridorin 10”, theksoi Vuçiç, duke shtuar se tanimë nga Beogradi deri në Maqedoni do të arrihet për tre orë.
Ndryshe, Zoran Zaev gjithashtu është i ftuar edhe në hapjen solemne të autostradës “Arben Xhaferi” në Kosovë, autostradë që lidhë Shkupin me Prishtinën, e që nga njëri qytet në tjetrin do të arrihet për vetëm një orë.
Përpos Zaev në Kosovë është i ftuar gjithashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...