Agjencia Zhurnal.mk

Zaev – Ikonen: Mbështetje nga Finlanda për datën për fillimin e negociatave me BE-në

Shkup, 9 maj – Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me Perti Ikonen, ambasadorin e Republikës së Finlandës, i cili e përfundon mandatin e tij në vend.

Në takim është konfirmuar mbështetja e Republikës së Finlandës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetjen, që Republika e Maqedonisë së Veriut, këtë verë, të marrë datë për negociata me BE-në. Është konstatuar se edhe Marrëveshja e Prespës është një arritje e vlefshme, si për shtetin tonë, ashtu edhe për rajonin dhe për Evropën, sepse është shembull si nëpër politika të sinqerta të dialogut, janë të mundshme zgjidhje të çështjeve dypalëshe. Është vlerësuar se politikat efikase të kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë janë dëshmi se janë të mundshme ndryshimet pozitive për një periudhë të shkurtë kohore, siç është shprehur inkurajim, që Republika e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë në këtë rrugë për të një ardhme të mirë të qytetarëve dhe të shtetit”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

“Qëllimi ynë është që këtë verë të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në. Shkëlqejmë në Ballkan, nuk kemi më çështje të hapura dypalëshe me fqinjët, në fazë finale të harmonizimit me opozitën është Ligji për Prokurorinë Publike, presim me përgjegjësi nga të gjitha palët të miratohet gjatë majit edhe ky ligj për reforma gjyqësore. Treguam kapacitet për zbatimin e reformave, për dialog dhe për unitet, këto janë vlera evropian edhe presim kjo të vlerësohet në Samitin e BE-së në qershor”, tha Zaevi.

Në takim ishte theksuar rëndësia e sundimit të së drejtës dhe implementimi i reformave në gjyqësi.

Është biseduar edhe për mundësinë e ndihmës së ekspertëve të Finlandës, në pjesën e politikave tatimore, si dhe për zbatimin e përvojave të Finlandës në fusha të rëndësishme për qytetarët, të rinjtë dhe ekonominë, siç është arsimi.

Kryeministri Zaev i ka shprehur falënderim ambasadorit Ikonen për përpjekjet e tij personale në proceset demokratike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e madhe që e ka vendi ynë nga Republika e Finlandës në proceset e integrimit.

Në takim bashkërisht është konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Finlandës janë vende mike dhe se ekzistojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e bashkëpunimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...