Zaev: Investitorët i dërgojmë në çdo qytet dhe në çdo vend të populluar

Shkup, 4 tetor – Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë sot në takim me banorët  e komunës Demir Kapi e paralajmëroi Planin ndërhyrës për investime – i cili është mbi tetë miliard euro.

“Investitorët i dërgojmë në çdo qytet dhe në çdo vend të populluar. Për ne nuk ka komuna të mëdha dhe të vogla, të rëndësishme dhe të parëndësishme. Ne zgjodhëm politikat e zhvillimit të balancuar rajonal dhe ato do të mundësojnë njerëzit të përcaktohen të jetojnë dhe punojnë në vendlindje, sepse do të kenë zgjidhje, do të kenë shanse të punojnë”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së shtoi se do të konfirmohen nevojat e përbashkëta të qytetarëve në një rajon të caktuar, lagje ose mëhallë – dhe, komuna do të ofrojë subvencione, që të hapen biznese të reja lokale deficitare dhe shtoi se  kjo – do të hapë edhe vende të reja pune – dhe do të jetë mirë për ju qytetarë të cilët për nevojat e juaja do të mund të drejtoheni  në vendin tuaj, ndërsa jo të bëhen shpenzime  nëpër qytete tjera.

Related posts

Policia e siguron vendvotimin pa ndërprerë deri në përfundimin e zgjedhjeve

D V

Editorial: BDI e paaftë t’a bëjë gjuhën shqipe lëndë obligative për etnitë tjera

Z H

Rreth dy mijë e 500 persona në karantinë në Gostivar dhe Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More