Agjencia Zhurnal.mk

Zaev: Jam i kënaqur me Tevdovskin por unë vet desha të bëhem edhe ministër, do të jap leksione ekonomike

Shkup, 26 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ishte mysafir në tv Sitel, e ku theksoi se nuk do të thotë se ministri i financave Dragan Tevdovski nuk ka punuar si duhet, por siç tha, është koha që ai të japë disa leksione ekonomike, përcjellë Zhurnal.

Ai tha se angazhimi i tij si ministër i financave ka qenë dëshirë e tij dhe jo pakënaqësi nga puna e Tevdovskit.

“Arsyeja është që unë desha të hyjë, dhe jo mos puna e Tevdovskit, nuk është se nuk jam i kënaqur. Unë po hyjë në fazën e fundit vetëm për realizimin përfundimtar të përcaktimeve të programit. Vijojnë shumë hapa vendimtare dhe unë duhet t’i sjellë ato vendime”, ka deklaruar Zaev.

Zaev më tej shton se me të si ministër i financave, do të ndjehen politikat ekonomike dhe do të ketë paga dhe pensione më të larta.

“Do të kemi paga dhe pensione më të larta dhe përfundimisht të ndjehen politikat ekonomike të programit tonë. Këtë vit e shpallëm vit ekonomik. Tetori është muaj i fillimit të negociatave përfundimisht pas 15 viteve, do të vijnë kohëra të mira për Maqedoninë, duhet maksimalisht të shfrytëzojmë gjithçka dhe për këtë po hyjë me kredibilitetin tim që të mbaj një leksion ekonomik”, tha Zaev.

Ndërkohë për njoftimin e kryeministrit se do të bëhet edhe ministër i financave kishte reagime të shumta negative kundrejt tij nga opinioni. Pothuajse të gjithë u shprehën të revoltuar për gjoja ndryshimet që bëri në Qeveri./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...