Agjencia Zhurnal.mk

Zaev – Jan Kop: Fokusi kryesor i Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja do të ketë drejtësia dhe sundimi i ligjit

Shkup, 10 korrik – Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u takua me Ambasadorin holandez në vend, Dirk Jan Kop, me çka diskutuan për procesin e përgatitjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të planifikuar më 15 korrik, procesin e integrimit të vendit në BE, si dhe gjendjen me koronavirusin.

Siç kumtuan nga LSDM-ja, Zaev theksoi se vendi deri më tani ka treguar përparim në procesin e organizimit të zgjedhjeve në tre vitet e fundit dhe prandaj me të drejtë pret që zgjedhjet më 15 korrik të jenë të drejta, të lira dhe sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër institucionet të marrin përsipër të gjitha masat për mbrojtjen e plotë të shëndetit të qytetarëve gjatë procesit të votimit.

Përpara ambasadorit, Zaev prezantoi prioritetet e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja pas fitores në zgjedhjet më 15 korrik, duke shtuar se drejtësia dhe sundimi i ligjit do të jenë fokusi kryesor i qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga LSDM.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!