Zaev, Jansha dhe Varheji: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat

Shkup, 1 shtator  – Kryeministri Zoran Zaev, si pjesë të programit të tij me aktivitete në Forumin strategjik të Bledit, kishte takim me kryeministrin slloven Janez Jansha, në funksion të presidencës sllovene me BE -në dhe euroklomisarin për zgjerim, Oliver Varheji.

 

“Në takim u konfirmua se zgjerimi i BE -së është priorite i presidencës sllovene dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Unionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Bashkëbiseduesit në takim ranë dakord se pengesat e hasura para këtij procesi mund të hiqen dhe ka shembuj pozitivë nga e kaluara e afërt”, informojnë nga Qeveria.

Konbstatimi i përbashkët i kryeministrave Zaev dhe Jansha dhe eurokomisarit Varheji është se nuk ka vend për opsione të tjera përveç Ballkanit Perëndimor evropian dhe se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Në takim u tha se deri në fund të vitit ka mjaft kohë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një mënyrë për një zgjidhje që do të përshpejtojë integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe se zgjidhjet nënkuptojnë kujdesin për veten, por dhe kujdesin për tjetrin”, kumtojnë nga Qeveria. 

Related posts

Shahpaska pret që deri në fund të këtij muaji të miratohen ndryshimet në Ligjin për falimentuesit

D V

Mijëra shqiptarë në pritje të miratimit të Ligjit për shtetësinë e Maqedonisë

D V

Arsovski: Përgatitjet për regjistrim vazhdojnë me ritëm të përshpejtuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com