Shkup, 23 shkurt – Zhurnal.mk – Përfaqësuesit e institucioneve kompetente, mëngjesin e sotëm kanë realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev, për të biseduar për ikjen e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov. Ai u bë i pakapshëm për organet e rendit disa ditë para se t’i shqiptohet aktvendimi i parë në lëndën “Target Fortesa”, informon Zhurnal.
Siç mëson jozyrtarisht Zhurnal, në takim Zaev ka kërkuar nga të gjitha palët që të ndërmarin masa efikase dhe maksimale për gjetjen e lokacionit të Mijallkov dhe i njejti të kapet, sepse siç janë shprehur të pranishmit, Mijallkov me shumë gjasa është brenda shtetit.
Nëse nuk arrihen rezultate të kënaqshme deri të enjten, siç thonë burimet, kryeministri ka paralajmëruar përgjegjësi aty ku ka mundësi, gjegjësisht në pushtetin eksekutiv, por njëherit do të kërkojë përgjegjësi edhe në pushtetin juridik.
Bëhet e ditur se ka gjasa të bllokohen të gjitha llogaritë dhe të mbyllen objektet afariste të familjes Mijallkov. Sipas MPB-së, përgjegjësia më e madhe është tek Prokuroria Publike e cila nuk ka vepruar në kohë me kërkesën për paraburgim, as në momentin kur Prokuroria ka kërkuar dënime për të akuzuarit në rastin “Target Fortesa”, as kur kanë marë informata se mund të ikë Mijallkov.
Nga ana tjetër Ruskoska shprehet se tek ata nuk ka përgjegjësi, por përgjegjësia bie mbi MPB-në.
Gishti gjithashtu drejtohet edhe ndaj Gjykatës Penale e cila disa orë e ka zvarritur procedurën për shqiptimin e paraburgimit. Ruskoska madje i ka dërguar mesazh të parit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev, për çka ajo thotë se për 4 orë do ta zgjedhnin Papën, e ku më të meret vendim për paraburgim.//Zhurnal.mk