Zaev- Kalis: Estonia është e zëshme në mbështetjen për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve me BE-në

Shkup, 6 tetor – Në margjinat e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, realizoi takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalis.

Në takim dy bashkëbiseduesit i theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellë për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Siç theksohet nga Pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev gjatë bisedës e përshëndeti angazhimin e Republikës së Estonisë si partner i vlefshëm dhe mbështetës i integrimit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe në procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe u falënderua për mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme për fillimin e bisedimeve për aderim.

“Konkluzion i përbashkët nga takimi i kryeministri Zaev me kryeministren Kalis është se Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të dërgohen mesazhe më të fuqishme deri te qytetarët për mbështetje për aspiratat e vendeve nga rajoni për aderim në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Zaev u falënderua për përkrahjen e pranuar nga ana e Estonisë për ndarjen e përvojës së saj në digjitalizim me Maqedoninë e Veriut me ç’ rast të dyja vendet e miratuan nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qendrës së Estonisë për Zhvillim Ndërkombëtar në fushën e digjitalizimit dhe e-menaxhim.

Related posts

Sela: BDI kujtohet për shqiptarët vetëm kur duhet t’u marrë votën

D V

Hetuesit gjerman arritën në vendngjarje

D V

MPB konfirmon lajmin e Zhurnalit: Kapet marihuanë me vlerë 150 mijë euro

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More