Zaev: Katër vite kemi vendosur standarde të menaxhimit të përgjegjshëm dhe llogaridhënës me shtetin

Manastir, 27 shtator – I madh është dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe prandaj do të fitojmë në zgjedhjet lokale, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin e sontëm në Manastir. Duke filluar fushatën dhe duke prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave, Zaevi ka thënë se kjo është më e mira për çdo komunë.

“Katër vite kemi vendosur standarde të menaxhimit të përgjegjshëm dhe llogaridhënës me shtetin. E kemi zhvilluar shtetin në rrafsh ndërkombëtar, i kemi zhvilluar komunat në planin vendor. E kemi avancuar cilësinë e jetës. Rritet standardi jetësor. Vendin bashkë e kemi vendosur në rrugën e vërtetë, rruga është e drejtë. Ecim përpara”, ka thënë Zaevi.

Kryeministri edhe njëherë e ka konfirmuar mbështetjen për pushtetin lokal që është kontinual.

“Për sfidat në nivel qendror kemi gjetur zgjidhje për çështjet kryesore, ndërsa ajo hap hapësirë që më me fokus të përkushtohemi në sfidat në nivel lokal. Nga buxheti qendror kemi siguruar mjete që t’i shlyejmë borxhet e komunave. 50 milionë euro nuk janë për përmendore, por t’i bëjmë komunat më efikase. Si asnjëherë deri tani po investohet në komuna. Me LSDM-në në nivel lokal do të vazhdojë zhvillimi i komunave, ata do të vazhdojnë të punojnë përgjegjshëm, në mënyrë llogaridhënës dhe transparente në interes të qytetarëve”, ka thënë tutje Zaevi.

Në aktivitetin promovues në Manastir, Zaevi ka folur për epërsinë që LSDM ka në lidhje me VMRO-DPMNE-në.

“Do të fitojmë pasi të gjithë e dinë se VMRO-DPMNE kështu e pareformuar, pro regjimit, në këto zgjedhje nuk është aspak komode. Mickoski tregoi papjekuri me atë që nuk ka qëndrim për asnjë çështje shtetërore dhe për gjithçka është kundër. Me VMRO-DPMNE-në do të ketë përsëri grindje në shtëpi, grindje me fqinjët dhe përsëri probleme, procese retrograde dhe dëshpërimi. Kjo askujt nuk i duhet prandaj edhe i madh është dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. LSDM e solli transparencën dhe llogaridhënien në nivel më të lartë”, ka thënë Zaevi.

Nënkryetarja e LSDM-së, Sonja Llukarevska duke prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave ka thënë se ata janë kandidatët më të mirë të cilët dinë se si t’i zhvillojnë komunat dhe Qytetin e Shkupit.

Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar në LSDM, Bojan Mariçiq, madje tha se në Njësinë zgjedhore dy, LSDM me ofertën e saj është favorit dhe fitues i sigurt në këto zgjedhje lokale.

“Vetëm me LSDM-në është i sigurt zhvillimi, vetëm me LSDM-në është i sigurt progresi  vendit edhe në shtëpi dhe jashtë. Oferta e LSDM-së është ofertë për komuna stabile dhe shtet të sigurt”, ka shtuar Mariçiqi.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski tha se LSDM do të vazhdojë t’u shërbejë qytetarëve dhe se do të vazhdohet kësaj rruge apo siç shtoi, “rrugës së zhvillimit dhe progresit”, ndërkaq, nënkryetari Venko Filipçe tha se në Njësinë zgjedhore katër, LSDM dhe koalicioni janë të fuqishëm dhe favorit bindës.

Në fjalimin e saj, nënkryetarja e LSDM-së, Milla Carovska madje ka theksuar se pushteti ka krijuar dhe po krijon politika që sjellin prosperitet. Ndërkaq, nënkryetari tjetër Fatmir Bytyqi porositi se është lehtë të flitet për Njësinë zgjedhore gjashtë, rajoni që po përjeton konceptin e një shoqërie për të gjithë.

“LSDM del me ofertë që bashkon dhe sjell progres dhe zhvillim. Prandaj edhe në Njësinë zgjedhore gjashtë LSDM do të fitojë”, ka thënë ai.

Related posts

Sadi Bexheti: Arsyeja pse jam kandiduar sot, janë qytetarët

D V

Teuta Arifi prezantoi një plan pune për projektet në 100 ditët e para të menaxhimit të komunës

D V

Kasami nga Çarshia e Epërme: Parkingjet në Tetovë do t’i bëjmë pa pagesë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More