Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

Shkup, 13 prill 2021 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev në prezantimin e sotëm të konceptit Partneritet i hapur qeveritar (PHQ), ku mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm PHQ-së nga zyra në Nju-Jork, Sanxhaj Pradhan, theksoi se qëllimi themelor i partneritetit të hapur qeveritar, e edhe i Qeverisë janë promovim i transparencës, përkrahja e pjesëmarrjes qytetare, lufta kundër korrupsionit dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja në administratën publike.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e iniciativës Partneritet i hapur qeveritar nga vet fillimi i vitit 2011, së bashku me sektorin qytetar dhe afarist. Dhjetë vite më vonë vendi ka vetëm përfitime nga pjesëmarrja në këtë proces. Janë krijuar katër plane aksionale kombëtare. Në këtë moment, jemi në fazë të krijimit të planit të pestë aksional, i cili duhet të përfshijë periudhën 2021-2023. Kemi zbatuar mbi 50 masa dhe aktivitete të cilat qojnë në transparencë më të madhe të punës së Qeverisë. Masat drejtpërdrejtë ndikojnë ndaj realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe e përmirësojnë statusin e tyre”, tha Zaev në seancën e hapur.

Ai potencoi se me rëndësi të posaçme është që në angazhimet e Partneritetit të hapur qeveritar është vendosur edhe elementi lokal, pastaj Kuvendi, i njohur sipas iniciativës Parlamenti i hapur dhe Pushteti gjyqësor ose Gjyqësia e hapur.

“Ne jemi mes shteteve të para, të cilat e kanë zgjeruar përfshirjen me angazhime pothuaj ndaj të gjitha institucioneve, me këtë treguam se transparenca është shtyllë kryesore e punës së kësaj Qeverie. Për këtë do të angazhohemi edhe në planet e ardhshme aksionale. Qeveria ka arritur përmes konceptit të transparences dhe llogaridhënies t’i afrojë institucionet deri te qytetarët. Ata janë përfshirë në proceset për krijimin e të gjitha politikave qeveritare, mënyra e vetme që të kemi politika, ligje, strategji të cilat u përgjigjen interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.

Ai potencoi se ky koncept shumë ka kontribuar që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull të hapur dhe progresiv, jo vetëm në Ballkan, por edhe mbarë botën.

Sipas kryeministrit, Qeveria me shoqërinë qytetare dhe sektorin e biznesit është partner i barabartë dhe ka treguar përkushtim në avancimin e të gjitha shtyllave dhe proceseve, të cilat janë pjesë e angazhimeve të përbashkëta.

Ai e përmendi edhe modelin e obligimit për shpallje paraprake publike të marrëveshjes me operatorin pas furnizimit të përfunduar publik, e para se të fillojë të realizohet

“Kjo kursen qindra milionë euro në shtet. Ka kontroll nga Komisioni antikorrupsion, madje edhe për ato vendime të cilat vlejnë për konfidejshën – çdoherë jemi nën monitoring të tërësishëm të vetsistemit tonë”, thotë Zaev.

Ai potencoi se digjitalizimi dhe teknologjitë e reja mundësojnë komunikim të shpejtë dhe të lehtë me qytetarët dhe sektorin qytetar.

“Asnjë politikan më nuk ka arsyetim se nuk ka pasur mjaftë kohë ose mundësi që të konsultohet me palët e interesuara. Kjo sot është më lehtë se kurdoherë tjetër. Qasja qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë qytetare është shprehur edhe përmes bashkëpunimit me Fondacionin Shoqëri e hapur Maqedonia dhe organizata tjera qytetare, të cilat me përkrahje të Sekretariatit për Partneritet të hapur qeveritar dhe MSHIA e avancojnë procesin për përfshirje strukturore të organizatave qytetare në bashkëkrijimin, zhvillimin dhe monitoringun e Planit të ri aksional kombëtar 2021-2023”, tha kryeministri.

Kryeministri Zaev tha se tërë kjo punë që e bën Qeveria është në interest ë qytetarëve, mediumeve, shoqërisë qytetare, por edhe në interesë të bashkësisë afariste, për shkak se, siç tha, sundimi me përgjegjësi, transparent dhe me llogaridhënie është postulat themelor i çdo strukture në pushtet.

“Me këtë ne i vendosim standardet e sundimit dhe standardet e sjelljes politike, më sakt ndërtojmë një kulturë të re politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të jetë obligim për çdo garniturë të ardhshme në pushtet”, konkludoi kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

16 të vdekur dhe 30 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...