Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev – Konduras: Miqësia mes shteteve promovon stabilitet në rajon

Shkup, 26 janar – Maqedonia e Veriut dhe Greqia përmes miqësisë promovojnë stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor, konstatuan kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe ambasadori i ri grek në vend Rusos Kunduros, në takimin e sotëm në Qeveri.

Bashkërisht u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Greqia, përmes miqësisë, promovojnë stabilitet

Në takim, siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar u përcoll mesazhi nga Athina për vazhdimin e miqësisë mes të dyja vendeve, përmes avancimit të bashkëpunimit në sferat e rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve, që vlerësohet se veçmë është në fazën e realizimit.

“U shpreh mbështetje nga Greqia për vendin tonë për progres edhe në integrimet evropiane, pas arritjes së anëtarësimit në NATO, si dhe për ndihmë teknike në proceset e rëndësishme për perspektivat evropiane”, theksohet në kumtesë.

Në takim veçanërisht u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, ku, si edhe në energjetikë, vërehen rezultate të dukshme.

“Përmes ekonomisë, qytetarët e të dyja shteteve fillojnë të ndjejnë benefite të drejtpërdrejta nga Marrëveshja e Prespës, si hap historik dhe përcaktim i rëndësishëm i të dyja shteteve për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunim inkluziv dhe konstruktiv”, tha Kryeministri Zaev.

Në takim u shpreh edhe rëndësia e bashkëpunimit në sferën e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale.

Kryeministri Zaev, dërgoi ftesë përmes ambasadorit Kunduros, deri te Kryeministri grek Kirijakos Micotakis, për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

T E

Alarmante situata me llojin britanik të virusit, nesër mblidhet KSI

T E

305 raste të reja, 167 të shëruar dhe 4 të vdekur, bilanci me Covid 19

T E

Hospitalizohen 667 kovid-pacientë, prej tyre 256 janë në Shkup

T E

Vijon propozim-plani deri tek MASH për profilet e reja në shkollat profesionale

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...