Zaev – Kopaç: Politikat e Qeverisë për burime të ripërtëritshme e kanë mbështetjen e e Sekretariatit të Bashkësisë energjetike

Shkup, 13 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë energjetike, Janez Kopaç në të cilin, siç informojnë nga Qeveria, është shprehur falënderim për mbështetjen që e jep Sekretariati për implementimin e legjislacionit në pjesën e energjetikës.

 

Siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, pozitivisht është vlerësuar avancimi në reformat në pjesën legjislative, në drejtim të implementimit të Pakos së tretë energjetike të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Në takim, Zaev theksoi se ndryshe nga e kaluara, tani Qeveria po punon në mënyrë aktive në përdorimin e diellit, erës dhe ujit për të ndryshuar gradualisht prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

Zaev informoi për fazat e ndryshme të investimeve, duke përmendur termocentralin fotovoltaik 10 megavat në Oslomej, i cili, siç u tha, do të jetë gati deri në fund të tetorit të këtij viti, pra gjithsej 170 megavat energji diellore ose 10 herë më shumë se 17 megavat të ndërtuar në 11 vitet paraprake.

Drejtori Kopaç, i cili mori pjesë në “Forumin energjietik maqedonas 2021: Hartimi i së ardhmes energjetike”, i cili po mbahet sot dhe nesër në Shkup, përgëzoi kryeministrin Zaev për hapin pozitiv të ndërmarrë në periudhën e kaluar, duke theksuar se vendi po bën përparimi në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës.

Në ngjarje, thuhet në kumtesë, pozitivisht janë vlerësuar proceset e deritanishme reformuese në pikëpamje të rregullativës së nevojshme ligjore të harmonizuar në drejtim të ndjekjes së mëtutjeshme të trendeve të reja të BE-së.

Related posts

Ambasadorët në Shkup shprehin ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

N E

Në Kuvend seancë plenare dhe tre komisione

Z H

MF: “Standard dhe Purs” e konfirmuan rejtingun kreditor të vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com