Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev – Korçok: Sllovakia e mbështeti progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Shkup, 8 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është përshëndetur lidershipi i kryeministrit Zaev në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për integrimet euroatlantike si edhe në progresin e shtetit tonë. Është kumtuar se është njohur zhvillimi reformues në të gjitha sferat në vend dhe është paralajmëruar se Republika e Sllovakisë do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e shtetit dhe progresin drejt BE-së.

Në takim është shprehur pëlqim i përbashkët se vazhdimi i zgjerimit të BE-së është me rëndësi edhe për Unionin edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është riafirmuar qëndrimi i Sllovakisë se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen pavarësisht proceseve evropiane.

“Qëllimi ynë strategjik janë eurointegrimet dhe këtë e dëshmon mbështetja e qytetarëve për eurontegrimet. Jemi të përkushtuar në evropianizmin e shtetit në shtëpi ndërsa në mënyrë evropiane, përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë jemi duke punuar në çështje të cilat janë në dobi të fqinjësisë së mirë. Viti 2020 ishte vit i rëndësishëm për ne, kur u bëmë anëtare e NATO-s dhe është sjellë vendimi për fillimin e negociatave me BE-në. Kjo hap hapësirë që të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, përmes ndihmës dhe mbështetjes së qytetarëve dhe ekonomisë – edhe gjatë pandemisë shënojmë rritje të pagës mesatare si edhe të investimeve të reja”, theksoi kryeministri Zaev.

Në takim, siç qëndron në kumtesën e Qeverisë, bashkërisht është konfirmuar se qeverisja e së drejtës në çdo shtet do të thotë siguri edhe për qytetarët edhe për investitorët dhe se është ndër parakushtet e rëndësishme për zhvillim.

Kryeministri Zaev dhe ministri sllovak Korçok kanë vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve janë të mira në planin politik, si edhe se ekzistojnë mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit në planin ekonomik.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, i shprehu falënderim Qeverisë sllovake dhe qytetarëve të Sllovakisë për donacionin e sotëm të 4 respiratorëve modernë dhe të sofistifikuar n vlerë të përgjithshme prej 100.000 euro, për donacionin prej 200.000 euro përmes mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile në tetor të vitit 2020 si edhe për mbështetjen miqësore nga Sllovakia për Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

QMK: Zjarre në tërë vendin, gjendja më kritike në Koçan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...