Maqedoni

Zaev: Kriza do të vazhdojë në tetë muajt e ardhshëm, përgatiten paketat e reja financiare

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev tha se së shpejti qeveria do të propozojë paketë të re financiare për mbështetjen e kompanive që janë të prekura nga pandemia. Zaev para takimit me Lidhjen e Odave Ekonomike, paralajmëroi paketën e katërt dhe të gjitha paketat tjera do të definohet në bisedimet me odat, sindikatat dhe akterët tjerë dhe këto propozime do të dërgohen në Kuvend për votim.

“Parashihet se në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm kriza do të vazhdojë dhe këtë periudhë duhet ta kalojmë bashkërisht për shkak se vetëm bashkë jemi më të fortë. Në rrethana të këtilla fillojmë me diskutim dhe debat për krijimin e paketave të reja për ekonominë dhe qytetarë”, tha Zaev.

Ai paralajmëroi se mund të vazhdohet me masën e kartelave pagesore për shkak se janë mbështetje për pensionistët me pensione të vogla, për të papunët dhe ata që kanë të hyra të vogla dhe prindërit vetushqyes. Ai theksoi se një nga prioritet kryesore të Qeverisë është parandalimi i heqjes nga punë të punëtorëve.

Postime të ngjashme

Të vdekurit nga korona mund të mos varrosen me arkivol metali

T E

Racionalizim të punës së institucioneve, paralajmëron Nikollovski

XH,I

Boçvarski në kontroll të projekteve infrastrukturore në Komunën e Velesit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...