Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Kryetarët e komunave mos të luajnë sherifë lokalë

Shkup, 18 janar – Kryetarët e komunave mos të luajnë sherifë lokalë dhe t’u shërbejnë qytetarëve me dinjitet, tha kryeministri Zoran Zaev pasi u pyet nga gazetarët se si do të reagojë ndaj akuzave të punonjësve në komunën e Llozovës të cilët ankohen për mobing nga ana e drejtorisë komunale.

“Herën e parë kur ishin reagimet unë personalisht bisedova me kryetarin e komunës dhe ai më dha shpjegim dhe korrigjim të duhur për gjëra të caktuara, unë nuk jam njohur me ngjarjet e reja, këtë javë sigurisht që do të reagoj sepse jam shërbyes i qytetarëve tanë dhe dua të jem gjithmonë në mbrojtjen e tyre. Qytetar është edhe kryetari i komunës, por ai kryen funksion serioz të përgjegjshëm si kryetar i komunës së Llozovës, nuk di detaje, nuk mund të insinuoj asgjë, por padyshim që do të interesohem për rastin dhe në rastin e parë do të jap koment”, tha Zaev. Ai këtë e deklaroi kryeministri pas përfundimit të seancës gjyqësore, në të cilën Zaevi e paditi gazetarin Zoran Bozhinovski për shpifje. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

B L

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

B L

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Z H

Sindikalistët thërrasin në protestë, të drejtat shkelen edhe në kohë pandemie

B L

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...