Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev – Kuenka: Spanja e përshëndet përmirësimin e sistemit institucional në Maqedoninë e Veriut

Madrid, 12 maj – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, si pjesë e vizitës së tij të punës në Mbretërinë e Spanjës, si kryeministër maqedonas i pare në vizitë të këtij vendi, u takua me kryetaren e Senatit spanjoll, Maria Pilar Lop Kuenka, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar.

Në takim, kryeministri Zaev e shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe popullint të Maqedonisë të Veriut për mbështetjen që Spanja vazhdimisht i ka dhënë rrugës euro-atlantike të vendit tonë dhe e cila në këtë moment shprehet me mbështetjen në procesin e anëtarësimit në BE-së.

“Qytetarët e Maqedonisë të Veriut janë veçanërisht mirënjohës dhe do ta kujtojnë përgjithmonë gjestin e bërë nga Senati spanjoll kur mundësoi votimin elektronik të Protokollit për ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë të Veriut në NATO, në momente jashtëzakonisht dramatike në fillim të pandemisë”, tha kryeministri Zaev në takimin me Kuenka.

Zaev shtoi se ky gjest, si dhe mbështetja e të gjitha vendeve të tjera anëtare të NATO-s, ishte inkurajim për procesin e integrimit evropian dhe për angazhimin e fortë të vendit për të ushqyer dhe afirmuar vlerat evropiane dhe reformat sipas standardeve evropiane, veçanërisht , siç theksoi ai, në sferën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër, kryetarja e Senatit të Mbretërisë së Spanjës Maria Pilar Lop Kuenka, theksoi se anëtarët e Senatit njohën rëndësinë e pranimit të Maqedonisë të Veriut në anëtarësimin në NATO dhe prandaj, siç tha ajo, me kënaqësi mori të gjitha masat pandemike për të të sigurojë votimin elektronik për të mbyllur procesin e ratifikimit, pasuar nga pranimi zyrtar i vendit si një anëtar i Aleancës.

Kuenka theksoi se Spanja vazhdon të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane dhe se njihen arritjet dhe rezultatet për përmirësimin e sistemit institucional në vend, gjë që, siç theksoi ajo, është veçanërisht e rëndësishme për integrimin në BE.

Ajo tha në takim se këto arritje janë rezultat i udhëheqjes së vendit në këto katër vjet, veçanërisht, siç theksoi ajo, për shkak të angazhimit të kryeministrit Zaev.

“Përmes Marrëveshjes së Prespës dhe përmes politikës suaj të përgjithshme të brendshme dhe ndërkombëtare, ju jeni një shembull i fuqisë dhe rëndësisë së dialogut dhe kur bëhet fjalë për dialog të suksesshëm, ne mund të mësojmë nga ju”, tha kryetarja e Senatit Kuenka në një takim me kryeministrin Zaev.

Gjatë vizitës në Senatin e Mbretërisë së Spanjës, kryeministri Zaev dhe delegacioni vizituan bibliotekën historike të Senatit ku janë të ekspozuara hartat gjeografike të Evropës së shekullit të 17-të, e cila paraqet rajonin më të gjerë gjeografik të Maqedonisë

Postime të ngjashme

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...