Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ZAEV: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jetë edhe më vendimtare

Shkup, 10 shkurt  – Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë edhe më e fortë, më e hapur dhe edhe më e vendosur. Ne të gjithë duhet të luftojmë së bashku kundër kësaj të keqe, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev, duke shprehur mbështetje për punën e zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovskit, i cili punon në koordinimi e të gjitha institucioneve nën kompetencën e pushtetit ekzekutivit që luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

“Jam i kënaqur sepse shumë procese që nuk u hapën në vend tashmë janë hapur. Ne kemi shembuj konkretë të realizimit të parashikimit ose parandalimit në disa konflikte të mundshme interesi, veprime korruptive ose të ngjashme. Janë duke u përforcuar pikërisht kapacitetet e pushtetit ekzekutiv përmes këtij roli koordinues të zëvendëskryeministrit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Sigurisht, ai ka në pjesën e tij edhe përgjegjësi të tjera, siç janë burimet njerëzore dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Kjo që po e bën Lupço Nikollovski me pozicionin e tij politik në vetë sistemin dhe si sekretar i përgjithshëm i LSDM-së dhe mund të jetë një kontribut i madh për suksesin në luftën e përgjithshme kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, përcjell Zhurnal.mk

Ai theksoi se në kompetencë të Nikollovskit është pjesa e pushtetit ekzekutiv dhe institucionet që janë në pushtetin ekzekutiv, ndërsa përveç kësaj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë të përfshira edhe institucione të tjera si Prokuroria Publike, Gjykata, Enti shtetëror për revizion, KSHPK  dhe të gjitha organet e tjera rregullatore ose institucionet e pavarura që ekzistojnë në shtet.

Zaev theksoi se nuk pajtohet me vlerësimin e Transparensi interneshënëll se lufta kundër krimit dhe korrupsionit në vend ka shënuar regres, duke e marrë parasysh të gjithë lirinë, transparencën, përgjegjësinë dhe të gjitha veprimet në fushën e inspektimit, madje edhe të indikacioneve të konfliktit të mundshëm të interesit ose korrupsionit.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të kënaqur deri ku kemi arritur dhe duhet të punojmë shumë më shumë. “Detajet e analizës së raportit i kam analizuar seriozisht detajet dhe kam parë se nga vijnë, kush i jep pyetjet e sondazhit dhe kjo si është përgjigjur. Çfarë do qoftë pozicioni im, mesazhi duhet të jetë edhe më i fortë, edhe më i hapur, edhe më të vendosur duhet të luftojmë të gjithë së bashku kundër kësaj të keqe e cila sigurisht është e pranishme kudo në botë, kështu është e pranishme edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse nga suksesi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, varet edhe ekonomike, varet shëndeti, arsimi, kultura, varen të gjitha segmentet e jetës sonë të përditshme”, tha Kryeministri Zaev. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...