Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Me bullgarët dëshiruam të bëhemi vëllezër, për një çast shprehën dëshirë të na bëhen baballarë

Shkup, 25 dhjetor – Vendi ynë ndërton miqësi me atë që e krijuam Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, ndërtuam miqësi me Greqinë, ndërtuam miqësi edhe me tërë botën dhe me të vërtetë jemi vend i cili konsiderohet si shembull në ndërtimin e miqësisë dhe populli ynë është popull miqësor. Kjo me siguri edhe bullgarëve u është e qartë, ne nuk kemi pretendime, ne nuk i kërcënohemi askujt dhe duke e ndërtuar këtë miqësi, ndërtuam fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë. U nisëm të bëhemi vëllezër dhe kemi lëvizur drejt atmosferës që të bëhemi vëllezër. Shumë shpesh e kam përdorur narrativin tim për shkak të nevojës së sinqertë që të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, miqësi më të mirë e tjerë, se ne jemi vëllezër, duhet të ndërtojmë miqësi, por për një çast vendosën të na bëhen baballarë dhe këtu është problemi. Ashtu që duke tentuar të ndërtonim vëllazërim, për një çast vendosën miqtë tanë të na bëhen baballarë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Samo intervju” në televizionin Kanal 5.

Ai në intervistë u përqëndrua edhe në gjuhën dhe identitetin maqedonas të cilat, siç tha, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e negociatave me Bullgarinë.

“Të gjithë ne kemi veçori të veten kombëtare, rrënjë të vjetra kombëtare, të gjithë kemi nder dhe dinjitet, askund në botë nuk negociohet për identitet dhe gjuhë dhe ne nuk negociojmë.”, tha Zaevi në intervistë.

Sipas tij, me rëndësi është se çfarë histori shkruajmë sot dhe për nga çka do t’i mbajnë mend gjeneratat e reja atë dhe Borisovin.

“BE, e cila nuk na njeh si maqedonas me gjuhë maqedonase, nuk na duhet, këtë unë e them pasi dëshira jonë nuk është të bëhemi anëtare të BE-së, por të bëhemi anëtare për shkak të vlerave evropiane. Ne këtu i mbrojmë të gjitha identitetet evropiane, Evropa është e obliguar ta mbrojë dhe afirmojë identitetin tonë, këtë dhe e bëjnë të gjitha 26 vendet anëtare. Unë mbajta fjalim në gjuhën time amë maqedonase në Parlamentin Evropian, ku të gjithë deputetët dhe një pjesë e deputetëve bullgar u ngritën në këmbë dhe duartrokitën, dhe kjo është njohje e gjuhës time maqedonase dhe nga ana e deputetëve bullgar, kjo është e drejtë…”, thot mes tjerash Zaevi.

Ai shtoi se nëse ekziston fjalë e urrejtjes në të dy shtetet, kjo duhet bashkarisht të tejkalohet, njejtë edhe çështjet tjera të hapura, por me respekt dhe mirëkuptim.

Është e palejueshme, tha ai, që një popull, populli tjetër t’i imponojë histori, dhe së fundmi, kjo është punë e historianëve.

Ai shtoi se është i bindur se shkaku kryesor për qasjen e tillë të Bullgarisë janë zgjedhjet.

“Para zgjedhjeve ne politikanët, nuk flas vetëm për Bullgarinë, por edhe për Maqedoninë, jemi joracional dhe me të vërtetë ndonjëherë nuk dimë çfarë vendime marrim. Unë shumë shpesh kam thënë se nuk mund në thelb ta kuptoj ku është problemi, do të thotë unë nuk shoh problem këtu, problemi, të gjithë e dimë, kjo zhvilloi në mënyrë transparente, filloi nga emri i gjatë dhe i shkurtë, nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është njejtë me Maqedoninë e Veriut, pasi Maqedonia e Veriut ka ekzistuar si mundësi të ketë aspirata territoriale ndaj Bullgarisë. Gjithsesi se nuk ka aspirata territoriale ndaj Bullgarisë, ne jemi popull miqësor dhe ne ndërtojmë miqësi gjithkund dhe kjo u dëshmua. Dhe këtë e kemi zgjidhur. Në NATO si e kemi zgjidhur? Me notë e zgjidhëm se Maqedonia e Veriut është e njejtë se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ajo nuk ka kurfarrë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, as ndaj ndonjë shteti tjetër fqinj”, tha Zaev.

Histori të përbashkët, shtoi ai, nuk kanë vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Bullgarisë. Histori të përbashkët ka tërë Ballkani, histori të përbashkët ka tërë Evropa.

“Nuk është e përbashkët nëse është bullgare, nuk është e përbashkët nëse është maqedonase. E përbashkët është kur në të njejtën kohë është edhe maqedonase edhe bullgare”, theksoi kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...