Shkup, 4 janar – Nuk është mençuri tani të bisedohet dhe të kërkohet zgjidhje për problemin, kur politikanët bullgar janë fokusuar në zgjedhje. Por, është mirë, kjo periudhë, deri më 28 mars të shfrytëzohet për zbatimin e Planit aksionar dhe për realizimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore si kalimi Klepalo dhe Korridori 8, thotë kryeministri Zoran Zaev.
Duke qenë mysafir në ditarin e TV Sitel, Zaev me vendosmëri e hodhi poshtë propozimin e opozitës për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme dhe potencon se regjistrimi është obligim ligjor dhe duhet të zbatohet.
“Tani nuk është racionale të bisedohet pse politikanët bullgar janë të drejtë para zgjedhjeve, por Plani aksionar do të ndihmojë shumë për një pjesë të madhe të punëve tek ne dhe tek Bullgaria të realizohen më shpejtë. Me të janë mbuluar të gjitha fushat – nga infrastruktura deri te arsimi, sporti dhe kultura. Plani aksionar është dorëzuar në Bullgari, presim përgjigje. Ato janë ide të cilat mund të plotësohen. Plani aksionar del nga Marrëveshja për fqinjësi dhe është nga interesi ynë, ndërsa qëllimi është bashkëpunimi më intensiv”, theksoi Zaev.
Aktivitetet e paralajmëruara të Buçkovskit, Osmanit dhe Dimitrovit, tha Zaev, do të jenë në këtë drejtim.
“Ideja është të bisedohet për atë që është e mundur të realizohet deri më 28 mars, kur janë zgjedhjet në Bullgari. Të mos i rrisim pritjet këtu në opinion se ne nuk e di çka do të vendosim deri atëherë, sepse para zgjedhjeve nuk është mençuri të futet brenda sepse vetëm mund ta nxitë urrejtjen. Por, të shohim se çka mundet, mund ta zbatojmë Planin aksionar dhe infrastrukturën”, nënvizoi kryeministri.
Çështjet historike, theksoi, duhet edhe t’i lihen Komisionit, ndërsa çështjet e identitetit, përsëriti edhe njëherë, nuk guxon dhe nuk do të jenë në tryezën e negociatave. Atë, tha, e di edhe pala bullgare dhe këtu nuk ka dilema.
“Për të kaluarën Zaev dhe Borisov nuk mund të bisedojnë, për atë është Komisioni kompetent. E saktë është se duhet një pjesë e madhe e çështjeve historike të rrumbullaksohen me procesverbale të përbashkëta që së bashku të festojmë disa periudha dhe personalitete historike, ndërsa ajo pjesë që është e veçantë nga historia, ashtu të mbetet. Procesverbalet për pesë personalitetet janë verifikuar nga të dy palët. Edhe implementimi në arsim duhet të konfirmohet nga të dy anët. Në lidhje me car Samoilin kërkojmë plotësim i cili nuk i bën dëm Bullgarisë. Pala bullgare ka mbetur, jo në libra, të jetë vetëm ajo e procesverbalit. Por, 12-15 fjalë, sado që të jenë, nuk janë të mjaftueshme, ka periudha për të cilat fëmijët duhet të mësojmë, ndërsa jo të krijojnë ndjenjë të keqe ndërmjet dy vendeve”, sqaroi Zaev.
Plotësoi edhe se në lidhje me gjuhën maqedone, Bullgaria mund ta japë mendimin e saj derisa nuk i pranon zyrtarisht gjuhën dhe popullin maqedonas, edhe pse çdo ditë kryeministri, presidenti i shtetit dhe ministri i Punëve të Jashtme flasin për gjuhën maqedone dhe identitetin maqedonas.
Në lidhje me reformat në arsim, Zaev përmendi se historia është baza për të tashmen tonë dhe dimensionim i të ardhmes. Pa të jemi askush dhe asgjë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hapet debat.
“Do t’i dëgjojmë përgjigjet e çështjeve kundërshtuese, diçka duhet të bëjmë që të prodhojmë arsim më perspektiv dhe më produktiv për fëmijët tanë. Askush nuk do ta heq lëndën e historisë. Është formuar grup i punës pa kurrfarë përcaktimi historik, është mbajtur mbledhje e 300 mësimdhënësve, është dhënë model për debat. Prej këtu do të dalë më e mira. Të nisemi nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa prej klasës së gjashtë deri në të nëntën të japim kohë shtesë, të nxjerrim maksimum më të mirën për nxënësit”, tha Zaev.
Në pyetjen e propozimit opozitar të ketë zgjedhje të parakohshme, kryeministri është i vendosur se tërheqja e tij eventuale do të vlejë tradhëti e popullit i cili ia ka dhënë besimin. Vendi, tha Zaev, mbetet në agjendën proevropiane.