Agjencia Zhurnal.mk

Zaev me kolegë përballë prindërve kundër vaksinimit, cili do të jetë fati i fëmijëve të pa vaksinuar?

Shkup, 7 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, të arsimit Arbër Ademi, të drejtësisë Renata Deskoska dhe politikë sociale Milla Carovska sot u takuan me një grupë prindërish të cilët nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të pranojnë vaksina për mbrojtje nga virusi i morbileve apo MRP vaksinë, transmeton Zhurnal.

Në takim, kryeministri Zaev ka theksuar se vendimi i Qeverisë të shpallë epidemi të morbileve në territorin e gjithë vendit dhe të zbatohet vaksinim i jashtëzakonshëm është sjellur në bazë të fakteve dhe ekspertëve, sipas të cilave, në rast të ritjes së numrit të të prekurve, mënyra e vetme të zhbëhet kjo epidemi është të zbatohet vaksinim në dhe jashtë shtëpive shëndetësore.

Nga ana tjetër prindërit përsëri kanë qëndruar në bindjet e tyre se nuk duhet vaksinuar fëmijët e tyre dhe presin që të mos i pengojnë për regjistrim në çerdhe dhe shkolla.

Ministri i shëndetësisë Filipçe ka deklaruar se përpos normave ligjore, në kushte të epidemisë, vaksinimi është i domosdoshëm për të gjithë personat e pavaksinuar, pa dallim nëse bëhet fjalë për fëmijë apo të rritur. Ai ka shtuar se fakti që në çerdhe nuk shkojnë fëmijë të pavaksinuar jep rezultate në menaxhimin me epideminë e morbileve.

Sipas prindërve, vaksinimi duhet të jetë zgjedhje dhe jo detyrim.

Në këtë drejtim, siç thuhet në komunikatë, Qeveria do të angazhohet që në periudhën që vijon të bëhet një prezantim të fakteve dhe analizave medicinale para të gjithë palëve të interesuara, por para se gjithash prindërve që kundërshtojnë vaksinimin me qëllim në themel të informohen për vaksinat MRP./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...