Zaev me mesazh për olimpistët: Në arenat sportive të gjithë janë me mundësi të barabarta për ta arritur më të mirën

Shkup, 16 korrik – Kryeministri Zoran Zaev u dëshiroi paraqitje të suksesshme anëtarëve të Delegacionit olimpik të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët do të shkojnë në Tokio për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore 2020, të 32-tat me radhë.

 

“Në këtë garë të lartë olimpike në Tokio këtë vit, vendi ynë përfaqësohet nga: Arbresha Rexhepi – xhudo, Bllazhevska-Eminova dhe Filip Derkoski në not, Borjan Brankovski në gjuajtje sportive, Dejan Georgievski në taekuondo, Puleksenija Jovanoska në karate – kata, Magomedgaxhi Nurov në mundje stil i lirë dhe Jovan Stojoski në atletikë. Këta janë olimpistët tanë që realizuan ëndrrën e tyre duke marrë pjesë në ngjarjen më prestigjioze sportive. Të gjithë do të jemi me ta nga 23 korriku deri më 8 gusht me mendimet dhe urimet tona më të mira. Ne do t’i inkurajojmë ata të arrijnë suksese të reja personale dhe të dinë se në fushë, në arenat sportive, të gjithë kanë shanse të barabarta për të arritur më të mirën”, shkroi kryeministri Zaev në Fejsbuk.

Related posts

18-vjeçarja shtatzënë nga Gjevgjelia vdes si pasojë e Kovid-19

N E

Filipçe: Incident i tmerrshëm ka ndodhur në Tetovë, ka edhe viktima

D V

Tre persona nga rajoni i Gostivarit nuk i kanë respektuar vendimet për karantinë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com