Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev me ofertë opozitës: Ejani në Qeveri por pa Mickoskin

Shkup, 6 mars – Ofrojmë bashkëpunim nga secili aspekt I mundshëm. Gjithçka që duhet të bëjmë, të bëjmë, por definitivisht duhet të keni njeri nga ana tjetër, që të bisedoni. Për herë të parë e them këtë, dëshiroj të hap debat për pushtet të përbashkët të Qeverisë me opozitën, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

“Dëshiroj të hap debat për pushtet të përbashkët të Qeverisë me pushtetin. Por të ketë njeri me të cilin mund të bisedohet, me zotëri Mickoskin nuk bisedohet. Ose, nëse tek ata ka njeri të matur, ndërkaq tek ne le ta heqin edhe Zaevin vetëm dy partitë të mund të bisedojnë. Duhet ta bashkojmë popullin tone, sepse kjo na nevojitet, e dine edhe ata, ndërkaq e di edhe unë – është e tepërt një popull I ndarë”, deklaroi Zaev në intervistë për “Slloboden peçat”.

Ai theksoi se duhet të departizohet administrate, ndërsa kjo sipas mtij është e mundur nëse të dyja palët janë Brenda. Siç tha, klientelizmi në gjyqësi dhe në administrate do të zhduket.

“Kjo është pjesë e politikës së re e cila duhet ta kaloj edhe në LSDM, ndërkaq mendoj se kam respekt në organet dhe trupat sepse kjo është me rëndësi për shtetin. Të mos ketë hamendje, nuk bëhet fjalë për Qeveri teknike. Por vetëm nëse ka njeri me të cilin mund të bisedohet”, shton Zaevi.

Theksoi se është hapur mundësia, por gjithçka varet se sa njerëzit janë të gatshëm për një hap të tillë.

“Prandaj them eja të  hyjmë të gjithë, e hap për herë të parë këtë mundësi. Por, gjithçka është tek njerëzit nëse janë të gatshëm për atë. Tentova në çdo mënyrë, thashë se me Gruevskin munda të gjej zgjidhje, por me Mickoskin nuk mundem. Nuk e di çka tjetër të bëj! Ja, tani po e hap edhe këtë, edhe pse kam mandate deri në vitin 2024, por edhe në rrethana të këtilla hap mundësi të debatojmë. Kur të duan, atëherë, prej nesër, pas lokaleve, kur të jenë të gatshëm – atëherë”, tha Zaev.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...