Maqedoni

Zaev me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup: Do ta përmirësojmë standartin e qytetarëve

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Kryeministri Zaev me ambasadorin Koja bisedoi për gjendjen e vendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re.

“Zaev shprehu lindshmëri se mandati i dytë është mundësi e shkëlqyer që Qeveria gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të vazhdojë me implementimin e prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, përkushtimin për sundim efikas të së drejtës dhe vazhdimin e reformave të përgjithshme në vend për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej thuhet se bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi shumëvjeçar me Misionin e OSBE-së vazhdon në më shumë fusha të ndryshme dhe programe në drejtim të avancimit të raporteve ndëretnike, reformat në polici dhe në strukturat e sigurisë, liritë e mediave, reformat zgjedhore, arsim të integruar dhe në sferën e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminim.

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendim edhe për sfidat e ballafaqimit me pandeminë e COVID-19, si dhe për masat të cilat ndërmerren në nivel nacional, kombëtar dhe lokal nga institucionet e vendit.

Postime të ngjashme

Ramcilovic thumbon Pepicin: Derisa ishit në pushtet nuk kishit asnjë boshnjak në Qeveri

T E

Hoxha: Po ndihmojmë që të blihet sasi sa më e madhe e rrushit që t’i shmangemi më të keqes

T E

DAP: Pas rishikimit të buxhetit qytetarëve do t’u kthehet tatimi nga masa “Fundjava pa TVSH”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...