Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Mickoski bisedon për të mos u marrë vesh

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor – Zhurnal.mk – Pakoja e masave antikrizë është në të mirë të qytetarëve, të shpëtojmë ekonominë, standardin dhe mbrojtjen e nderit të prindit para fëmijës, për këtë punohet. Nuk është gjithçka për kritikë, diçka është për mbështetje, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistën për TV Star lidhur me akuzat e opozitës për pakon e katërt të masave për përballje me pasojat e krizës së kovidit.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE “zhvillon kritikë boshe pa argumente”, duke theksuar se kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski doli në konferencë për shtyp gjysmë ore pas publikimit të masave, duke theksuar se nuk janë të mira. “Nuk ka pasur as kohë t’i lexonte dhe thotë se asgjë nuk bën, thotë se kjo nuk është asgjë, ndërsa lëshojmë pako prej 470 milion euro”, tha Zaev.

“Nuk mund të uleni me Mickoskin për të rënë dakord, ai bisedon për të mos u marrë vesh, në periudhën e kaluar prej tre vitesh sa është ai kryetar i VMRO-DPMNE-së, asnjë punë nuk dakorduam, me Gruevskin dakorduam qeverinë e Përzhinës, Prokurorinë speciale, nuk ka asnjë punë për të cilën kemi rënë dakord me Mickoskin”, shtoi Zaev.

Kryeministri theksoi se opozita duhet të jetë ndjekës i punës së pushtetit, korrigjues i punës së saj, ndërsa VMRO-DPMNE vazhdon me fjalë urrejtëse dhe “qeveria ende nuk ishte zgjedhur, ndërsa ata dolën në protesta”.

“Atë mund të shpjegojë me narcizëm dhe frustrim vetëm që të ruajë karrigen në Pallatin e Bardhë, kryetar i VMRO-DPMNE, gjithçka shkel para vetes, kjo nuk është mirë. Nëse opozita është e dobët – është keq për shtetin, është keq për LSDM-në, të ketë opozitë të mirë është përfitim për qytetarët. Ne mund të vazhdojmë edhe kështu, vendi përsëri do të shkojë përpara dhe LSDM do të fitojë, VMRO-ja do të humbasë, por dëshiroj të punoj bashkë me opozitën, të ndjejë se të gjithë bashkë jemi përgjegjës”, tha kryeministri Zaev në intervistën për TV Star të Shtipit.

Postime të ngjashme

Filipçe: Duhet të gjithë ta ndihmojmë sistemin shëndetësor

XH,I

Punëtorët hezitojnë kthimin në punë, arsyetohen me kujdesin e fëmijëve

XH,I

FINANACE THINK: Kriza e shkaktuar nga Kovid-19 i ka prekur qytetarët me të ardhura të ulëta

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...