Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Micotakis shpalosi disa ide për heqjen e bllokadës bullgare

Shkup, 14 maj – Zhurnal – Greqia është një nga miqtë tanë më të përkushtuar për perspektivën tonë të Bashkimin Evropian (BE) deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev duke shpalosur detaje nga takimi që ka pasur me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, i cili siç tha,  ka shpalosur disa ide pozitive që mund të ndihmojnë në heqjen e bllokadës Bullgare për marrjen e datës për çelje të negociatave me BE-në.

Duke folur në Forumin Ekonomik “Delfi”, Zaev shprehu optimizmin e tij për gjetjen e një zgjidhjeje me Bullgarinë, por shtoi se vendi ka nevojën e ndihmës greke, për çka katër orë më vonë, në një takim me homologun e tij grek, ai tashmë kishte në tavolinë ide konkrete nga Mitsotakis .

Në një bisedë me korrespondentin e MIA-s nga Athina, kryeministri Zaev tha se pala greke shfaqi kreativitet shtesë, ndërkohë që komentoi bllokadën e Sofjes për të cilën tha se është një problem dhe sfidë, jo vetëm për ne, por edhe për Bashkimin Evropian si dhe për Bullgarinë dhe Greqinë si shtete anëtare të Unionit.

Kryeministri sot e përfundon vizitën e tij në Athinë, ku përveç thellimit të marrëdhënieve politike, ai zhvilloi një seri takimesh edhe për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin ekonomik.

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...