Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Ndryshimi i kufijve vetëm në momentin kur vendet Ballkanike do të bëhen anëtare të BE-së me kushtet e mekanizmit të Shengenit

Shkup, 17 prill, Zhurnal.mk – Çdo përpjekje për ndryshim të kufijve do të sjellë deri te destabilizimi i Ballkanit, ekziston mundësi për heqje të kufijve dhe atë përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe inkuadrimit në zonën e Shengenit, porositi dje kreu shtetëror i Maqedonisë në lidhje me non-pejperin, të cilin kryeministri slloven Janez Jansha në shkurt e dërgoi në Bruksel dhe disa destinacione tjera në BE, të quajtur si “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”.

Non-pejperi i cili shkaktoi polemika, për shkak të asaj që në të propozohet ndryshimi i kufijve të Bosnja e Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, por edhe Maqedonisë së Veriut, gjoja Jansha direkt ia ka dorëzuar kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishel. Jansha nga dalja e non-pejperit në opinion nuk ka dhënë komente, që pastaj të përgënjeshtrojë se ekziston dokument i tillë.

Për non-pejperin, të cilin e publikoi portali slloven “Necenzuriran”, ndërsa pastaj e transmetuan mediat tjera dhe tek ne, nxiti reagime nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

“Çdo ndryshim i kufijve të Ballkanit nuk do të kontribuojë për stabilizim të rajonit dhe çdo ide e tillë nuk do të gjejë mbështetje nga Bashkimi Evropian”, porositi dje Pendarovski në intervistë për “Triling” në TV24, duke theksuar se pavarësisht asaj nëse ekziston një dokument i tillë ose jo, qëndrimi i tij dihet prej kohësh.

Shefi i shtetit theksoi se asnjëherë nuk ka biseduar me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor për ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

Kryeministri Zoran Zaev dje theksoi se Qeveria deri tani nuk ka marrë non-pejper të tillë dhe nuk ka pasur mundësi ta shikojë. Republika e Maqedonisë së veirut, tha Zaev është vend sovran, ndërsa integriteti i saj është i garantuar edhe me Kushtetutë, por edhe me Marrëveshjen për anëtarësim në NATO. Ndryshimi i kufijve të Ballkanit, i përpiktë është Zaev, është i mundur vetëm në formë të heqjes së tyre në momentin kur vendet ballkanike do të bëhen vende anëtare të BE-së.

“Republika e Maqedonisë së Veirut është anëtare e NATO-s, dhe stabiliteti, siguria dhe integriteti e sovraniteti i saj është i garantuar edhe me nenin pesë të Marrëveshje për anëtarësim me të drejtë të plotë në Aleancë, përveç asaj që ne e garantojmë edhe me Kushtetutën tonë. Njëkohësisht si Qeveri besojmë në mundësinë për ndryshim të kufijve vetëm gjatë anëtarësimit në BE, si vendet bëhen anëtare të saj dhe i plotësojnë kushtet e mekanizmit të Shengenit. Kjo do të thotë kufijtë hapen që të mund të gjithë të bëhemi anëtare të familjes evropiane, siç nuk ka kufij midis Austrisë dhe Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë, Polonisë dhe Çekisë”, tha kryeministri.

Presidenti i BeH-së dje njoftoi se anëtari i Kryesisë Shefik Xhaferoviq në telefon ka biseduar me Janshën, i cili e ka informuar se nuk ekziston non-pejper që mund të jetë i lidhur me Qeverinë sllovene, dhe të përfshijë ndryshim të kufijve ose shkelje të integritetit territorial të Bosnja e Hercegovinës.

Jansha, i cili, siç kumtoi Kryesia e BeH-së, e ka inicuar bisedën telefonike, ka theksuar se Sllovenia e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnja e Hercegovinës, si dhe rrugën e saj euroatlantike, duke e respektuar tërësisht Marrëveshjen paqësore të Dejtonit.

Koment zyrtar nga BE-ja për non-pejperin ende nuk ka. Edhe krahas insistimeve disaditëshe nga gazetarët e rajonit dhe nga BE-ja te pres shërbimi i kryetarit të Këshillit Evropian për gjoja non-pejperin, në të cilin planifikohet ndarje e BeH-së dhe krijim i Serbisë së madhe dhe Shqipërisë së Madhe”, nuk ka kurrfarë reagimi nga Sharl Mishell.

Mediat sllovene pretendojnë se dokumenti mund t’i jetë dorëzuar Mishelit gjatë takimit të fundit të grupi të Vishegradit nga ana e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për të cilin, gjithashtu spekulohet se është i përzier në këtë plan.

Reagime, sërish, arritën edhe nga Gjermania dhe SHBA-ja. Sekretari shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot dje në Tuiter shënoi se ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është rrugë e rrezikshme.

SHBA-ja, megjithatë pardje kumtoi se e mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnja e Hercegovinës, respektimi i së cilës është rregulluar me Marrëveshjen paqësore të Dejtonit.

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit deklaroi se SHBA-ja thellë e vlerëson partneritetin afatgjatë me Bosnja e Hercegovinën dhe mbesin të përkushtuar në qëllimin e përbashkët për BeH demokratike, prosperitare dhe inkluzive në rrugën drejt integrimit të tërësishëm euroatlantik.

Non-pejperi gjoja i dorëzuar deri në Bruksel nga Jansha, parashikon bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, aneksim të pjesës së Sërpska Republikës drejt Serbisë dhe të kantoneve kroate në BeH drejt Kroacisë, si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Ballkanit Peërndimor dhe përshpejtim të rrugës drejt BE-së dhe NATO-s.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...