Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev në debatin me Vuçiq dhe Rama: Të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtij procesi, na duhet kreativiteti i tyre

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev përmes konferencës online sot mori pjesë në forumin rajonal për liderë të ri, në organizim të Lëvizjes Evropiane në Serbi nga Novi Sad, i cili ishte perkushtuar në bashkëpunimin rajonal ekonomik, në veçanti në zgjidhje për lidhjen e shteteve në kushte të pandemisë, transmeton Zhurnal.

Kryeministri Zaev në debatin të cilën morën pjesë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, potencoi se më shumë se kurdo më parë pandemia me coronavirus tregoi se gjithçka është sistem i lidhur. Infrastruktura, ekonomia, sistemet ekologijke por edhe sistemet politike. Kriza si kjo janë test për situatat në një shoqëri, çfarë është e fortë dhe çfarë është e dobët në të njejtën.

“Në kushte të krizës shtetet tona punojnë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm mes nesh. Përgjigjet koordinative e sfidave më të mëdha që kishim para nesh sollën edhe të mira. E përforcuam bashkëpunimin, treguam solidaritet të madh dhe kapacitet në sjelljen e vendimeve për qytetarët e vendeve tona. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtyre proceseve. Është e duhur kreativiteti i tyre, na duhet energjia e tyre. Te ata i kemi gjitha shpresat se do të arrijnë ti përfundojnë gjithë proceset integruese që i kemi filluar para disa dekadave”, tha mes tjerash Zaev.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hotelierët dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, të pakënaqur nga vendimi për orarin e ri të punës

E.E.

Mësuesit e muzikës reagojnë për reformat në arsim

T E

Xhaferi: Ideja është që vetëm deputetët e infektuar të punojnë online

Z H

Shfrytëzuesit e pensionit duhet të paraqesin vërtetim adekuat deri më 30 nëntor

E.E.

Takim në LOE me kryeministrin dhe ekipin ekonomik të Qeverisë së re

Z H

Ulet çmimi i benzinës, ndërsa shtrenjtohet i naftës

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...