Maqedoni

Zaev: Në dimër seanca e dytë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Zhurnal Ads

Athinë, 17 shtator – Zhurnal.mk – Muajve të ardhshëm, gjegjësisht në dimër, varësisht zhvillimit të pandemisë në Athinë do të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, diçka që me vite janë duke e kërkuar biznesmenët, takim i odave midis dy vendeve në Shkup për pullat tregtare, bashkëpunim në një sërë sferash – ekonomia, energjetika, investimet, janë pjesë e hapave të ardhshëm në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat janë diskutuar dje dhe janë dakorduar në takimin e kryeministrave të dy vendeve, zbulon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për MIA-n.

Ftesa nga “Ekonomist” për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në “tryezën e 24-t të rrumbullakët” më 15 dhe 16 shtator në Athinë solli edhe një sërë takimesh për Zaevin si me kreun shtetëror grek ashtu edhe me biznesmenët grekë.

Shkurt para se të niset drejt Shkupit, në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në mënyrë të detajuar dhe gjerësisht flet për bisedimet me kreun shtetëror grek, thotë se vizita me siguri është e para e një kryeministri të Maqedonisë pas 20 vitesh, ndërsa përveç se i zbulon hapat e ardhshëm në nivel bilateral, paralajmëron edhe intensifikim të bashkëpunimit, zbulon edhe se Micotakis dëshiron të vijë në Shkup por shton se kryeministri grek ka shprehur gatishmëri, Greqia të furnizojë vaksinë për Kovid-19 edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë.

Kryeministri Zaev, përgjigjet dhe për atë nëse përvoja me Greqinë mund të jetë leksion ose shembull edhe për marrëdhëniet e vendit tonë me Bullgarinë.

Kryeministër, i patët dy ditë dinamike në Athinë, me një sërë takimesh, morët pjesë në konferencën e “Ekonomist” prej ku porositët se duhet t’i tregojmë botës se çdo marrëveshje dhe çdo miqësi sjellë leverdi për qytetarët. Kishit mundësinë të takoheni me homologun tuaj grek, me presidenten e Greqisë, me liderin e SYRIZA-s opozitare, e cila, nëse nuk gaboj, tashmë është edhe miku juaj personal. Të fillojmë me takimin me Micotakisin, cila ishte porosia që ua përçoi ai, por edhe cila ishte porosia që Ju ia dërguat?

Së pari dua të ndaj me qytetarët tanë se ky është një realizim i qëllimit për arritjen e marrëveshjeve. Sot jam këtu, e me siguri diku pas 20 vitesh një kryeministër maqedonas në Athinë. Biseduam për biznes, për ekonomi, për bashkëpunim, për investime, për vende të reja të punës, rritje të bruto prodhimit vendor te ne, eksport, teknologji të reja, përvojën që e kanë vende të këtilla evropiane, që na janë fqinje, siç është Greqia dhe ngjashëm dhe mund të them se kjo është e afirmuar, jo vetëm përmes biznesmenëve me të cilët u takuam, por me lidershipin e Republikës së Greqisë. Së pari, presidentja bëri inkurajime serioze, ja konkretisht pyetja është për kryeministrin Micotakis.

Atë që e kontraktuam së pari është seanca ndërqeveritare në dimër, dhëntë Zoti deri në fund të vitit varësisht nga Kovidi, ndërsa kjo është seanca e dytë ndërqeveritare. Të parën e mbajtëm në Shkup, kur ishin Ciprasi dhe ajo Qeveri. Tashmë të dytën e organizojmë në Athinë, ku duhet deri atëherë ta nënshkruajmë marrëveshjen për shmangien e tatimimit të dyfishtë, që çelë një front të madh për investime greke, për kompani multinacionale me prejardhje greke dhe gjithsesi me një pjesë të kapitalit amerikan, botëror dhe ngjashëm, që kanë interes në vendin tonë.

Për mua, ky është një sukses i madh për shkak se sot e përcaktuam, duke marrë parasysh se te ne është tatimi i sheshtë dhjetë plus dhjetë, këtu tatimet janë 50 deri 60 për qind. Sipas natyrës së ekonomisë, investimet do të derdhen mjaft në Maqedoninë e Veriut. Këtë e konfirmojnë të gjithë biznesmenët pa marrë parasysh nëse është nga fusha e energjetikës, bujqësisë, industrisë së lehtë, turizmit dhe cilësdo nga veprimtaritë. Është i madh interesi. Vetë miqësia e bën atmosferën e saj.

Të mos harrojmë, Greqia edhe deri tani është partneri i dytë më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe investitori i tretë më i madh, por potencialet, sipas vlerësimeve tona janë 30-40 për qind të shfrytëzuara deri tani. Tani kjo që e çelëm si mundësi është drejtpërdrejt përmes marrëveshjes për shmangien e tatimimit të dyfishtë, marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve, të gjitha marrëveshjet tjera ekonomike që vendi ynë nuk i ka pasur me fqinjin e tij. Dhe në rrethana të tilla, besoj se kemi hapur një udhëzim më të kompletuar të derdhjes së kapitalit të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo për mua është prodhimtari e re vendore, vende të reja të punës, eksport të ri nga ajo që do të bëhet, duke e plotësuar gjithë këtë, punë të madhe kemi bërë për bartjen e përvojës nga ekonomia digjitale. Në pesë-gjashtë muajt e fundit, Greqia ka bërë një përsosmëri në implementimin e digjitalizimit. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për shkak se tani është kriza e koronës dhe do të zgjasë në gjashtë deri tetë muajt e ardhshëm do ta kemi me siguri, por ky është një modernizim i shekullit 21.

Ofruan tërësisht, nga ministri i tyre deri te të gjitha agjencitë që punojnë, të bëjnë një fokusim. Tashmë kanë investime si “Cisko” dhe kompani të tjera nga Lugina e Silikonit që janë këtu dhe duan të zgjerohen kudo në Gadishullin Ballkanik, por edhe në Evropën Juglindore, do t’i motivojë në mënyrë plotësuese për shkak të asaj se zhvillimi teknologjik, teknologjitë e reja janë punë e rëndësishme.

Biseduam, në frymë miqësore, t’u tregojmë tërësisht të gjithëve se çfarë do të thonë dy vende miqësore që kanë nënshkruar marrëveshje për miqësi strategjike, meqë Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm për zgjidhjen e problemit me emrin dhe forcimin e identitetit tonë maqedonas. Pjesa më e madhe e Marrëveshjes së Prespës është partneritet strategjik dhe nuk është vetëm në mbulimin ajror, në siguri. Këtu është ekonomia, energjetika, arsimi, shëndetësia dhe ngjashëm, kështu që ndonëse kemi ardhur këtu me ftesë të “Ekonomist”, megjithatë këto dy takime me kryeministrin dhe me ministrat e tij që i realizuam, por edhe inkurajimi që e morëm nga presidentja e Greqisë, me të vërtetë, për mua janë realizim i dëshirave tona për të shfrytëzuar pikërisht këtë potencial nga fqinji jugor që është anëtarja më e vjetër e Bashkimit Evropian, anëtarja më e vjetër e NATO-s nga gjithë ky rajon, me lobi mjaft mirë të vendosur kudo në botë, numër të madh të kompanive, të fuqishme, multinacionale, por edhe me miliarda në qarkullimin e saj, gjithë këtë e shikoj si mundësi për rritje ekonomike dhe zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas kësaj që e thatë do të thotë se për disa muaj do të jeni sërish në Athinë, por a biseduat me Micotakisin, ai të vizitojë Shkupin?

U bisedua në disa tema edhe në këtë pjesë. Së pari vijon pararoja e odave greke nga Athina dhe Selaniku që ta vizitojnë Shkupin, të mbajnë takime me ne si Qeveri, por edhe me odat tona, në mënyrë që të hidhen idetë e para për zgjidhjen e markave tregtare, gjegjësisht për emrat dhe prejardhjen e produkteve, për çka të gjithë së bashku jemi dakord se duhet të jemi të mençur që ta shfrytëzojmë këtë rajon.

Kur e shikoni botën, globalisht, ne me të vërtetë jemi rajon i vogël. Jemi të rëndësishëm meqë jemi treg prej 30 milionëve, por krahasuar me gjithë botën me të vërtetë jemi rajon i vogël. Duhet të jemi të mençur, ta shfrytëzojmë këtë prejardhje këtu që është, për brendimin tonë të ri rajonal, gjithsesi t’i ruajmë aspektet kombëtare, me respektimi e ndërsjellë, ndërsa e gjithë kjo të na japë mundësi për paraqitje të përbashkët në tregjet, për rritjen e ofertës së përgjithshme, për shkak se disa produkte tona janë shumë konkurrente, por janë të vogla për nga vëllimi. Nëse bashkohemi, mund të fitojmë tregje të tëra.

Pas kësaj, vijon gjithsesi konferenca qeveritar (G2G), të cilën duhet ta mbajmë dhe kryeministri Micotakis dëshiron të vjen në Shkup, për shkak se dëshiron t’i kujtojë vitet e atëhershme 1999-2000 kur ka qenë përgjegjësi kryesor i Bankës Kombëtare të Greqisë për akuizicionin ose blerjen e Stopanska bankës – Shkup. Ai ka kujtime të mira nga ajo periudhë. Nuk ka ardhur prej atëherë. Dëshiron të vijë, ta vizitojë Shkupin, normalisht të realizojmë takime, dëshiron ta vizitojë Stopanska bankën, ta shikojë, pyeste nëse centrali është në vendin e njëjtë, si zhvillohet banka, i thamë se është njëra prej bankave më të mira në shtet dhe njëra prej më të mëdhave në Maqedoninë e Veriut dhe gjithsesi dëshiron të dërgojë porosi inkurajimi, të bashkëpunimit nga secili aspekt i mundshëm.

E dinë qytetarët, ja do ta përsëris, ministrat tanë të shëndetësisë bashkëpunojnë. Tashmë ministrat e jashtëm edhe paraprakisht kanë bashkëpunuar, tani edhe ministri i ri i Jashtëm Bujar Osmani i vendosi kontaktet, për shkak se me z. Dendias kishin edhe paraprakisht komunikime, por u vendos link i drejtpërdrejt mes Qeverisë sonë dhe ministrave të tyre për ekonominë digjitale dhe shoqërinë informatike që e kanë këtu me ministrat e çështjeve ekonomike ministrin Kostas i cili vjen nga Selaniku, ndërsa është pjesë e MPJ-ja për çështje ekonomike dhe ai do të jetë lidhja kryesore për t’i realizuar të gjitha ato dokumente juridike, formale që duhet t’i lirojnë të gjitha hapësirat për komunikim.

Biseduam se si ta lehtësojmë qasjen deri te kufijtë dhe qarkullimi përmes kufijve të jetë edhe me fleksibil dhe të lëvizet më tutje, kështu që një kënaqësi e përgjithshme është te unë për shkak se biseduam për këto tema.

E dini se z. Micotakis ishte kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kjo është në rregull, por për të, qëndrimi është shumë modern dhe evropian, kjo është punë e kryer, e verifikuar në Parlamentin e tyre, në tonin, e vërtetuar ndërkombëtarisht, tani me marrëveshjen dhe me gjithë ambientin pozitiv le të punojmë më tutje.

Miqësia sjellë përfitime. Personalisht si njeri që është pjesëmarrës në nënshkrimin dhe krijimin e Marrëveshjes së Prespës na udhëhiqte ai mendim, të çelim perspektiva për të rinjtë, për fëmijët, për gjeneratat e tanishme. Me të vërtetë pas 30 viteve pavarësi të vendit tonë të mos keni marrëveshje për shmangien e tatimimit të dyfishtë, mbrojtje të investimeve, ndërsa flitni me fqinjin jugor Greqinë, e cila është partneri i dytë tregtar, investitori i tretë më i madh në Maqedoninë e Veriut.

Besoj se do t’i shfrytëzojmë këto potenciale për leverdi ekonomike, para së gjithash të maqedonasve, të popullit maqedonas, të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa besoj edhe përfitime gjithashtu, në mënyrë të barabartë do të ketë edhe për popullin grek.

Greqia në periudhën e kaluar, si edhe kryeministri Micotakis, flasin për mbështetje të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në çfarë mënyre Athina do të mund të na ndihmonte?

Unë shumë shpesh flisja me befasi pozitive, në të gjitha debatet e Këshillit Evropian, i pari i pasuksesshëm në tetor, tashmë ishte kryeministër z. Micotakis, më pas në muajin mars me performancën e tij aktive brenda, duke folur për perspektivën e Maqedonisë së Veriut, po, edhe të Shqipërisë, si fqinj i tyre gjithashtu është njëri nga ithtarët më të përkushtuar për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe këtë e treguam. Këtu ishte edhe lufta e kryeministrit Borisov, që ndodhi. Dhe kjo është një ndjenjë e mirë. Dy fqinjët e vetëm prej pesë fqinjëve tanë, që janë anëtarë të Bashkimit Evropian, luftojnë për ne. Kjo është një ndjenjë e këndshme.

Normalisht, ia dolëm që përfundimisht, në mars ta marrim vendimin e shumëpritur.

Ja tani ndihmojnë në rrumbullakimin e kornizës së bisedimeve dhe mbajtjen, deri në fund të vitit, gjatë presidencës gjermane, të konferencës së parë ndërqeveritare, ku thjeshtë me këtë fillojnë edhe vetë bisedimet, ata janë tërësisht mbështetës të kësaj. Kemi fatin që Gjermania, kryeson, kancelaria Merkel është gjithashtu tërësisht e përkushtuar në këtë drejtim dhe besoj se do t’ia dalim.

Të mos i harrojmë projektet energjetike, ishin temë që vetëm u konfirmua në takimin me homologun tim Kirjakos Micotakis, e kjo është se Republika e Maqedonisë së Veriut shprehu gatishmëri, jo vetëm të marrë me qira sasi të gazit nga projekti Aleksandrupolis, por edhe të hyjmë me pjesëmarrjen tonë. Është çështje e fizibilitetit dhe të vërtetimit konkret të ekspertëve se sa është kjo pjesëmarrje, por për mua edhe dy për qind edhe 20 për qind është në rregull, për shkak se ky është imazh i shtetit, të jemi pjesë e projektit rajonal të gazifikimit, që e lidhë TAP projektin, gjegjësisht Trans Adriatic Pipeline, por edhe Liquid natural gas që vjen nga Amerika, nga Egjipti, nga Izraeli nga të gjitha ato sasi që hapë diversifikim, gjegjësisht llojllojshmëri në opsionet e furnizimit me gaz të Maqedonisë së Veriut.

E dini se gazsjellësi kombëtar na është ndërtuar mbi 70 për qind. Besoj se për një ose një vit e gjysmë do ta përfundojmë gjithë unazën për shtetin, fillojmë me gazifikimin e qyteteve dhe është mirë të kemi opsione të konkurrencës së gazit dhe gjithë këtë që tani, e konfirmojmë me kohë. Edhe nga bizneset e mëdha, kompanitë multinacionale, kjo është pranuar pozitivisht. Jehonë pozitive ka dhënë edhe Qeveria e Greqisë përmes kryeministrit. E gjithë kjo konfirmon se me të vërtetë jemi duke fituar një hapësirë moderne, të gazifikimit të vendit tonë me sasi të siguruara të gazit me pjesëmarrje aksionare në vetë projektet dhe besoj se do të lëvizim pikërisht në këtë drejtim të dëshiruar.

Përmendët se kishin takime ministrat e Shëndetësisë së dy vendeve, e kishim edhe pandeminë sa nga njëra anë ndihmon në bashkëpunimin e vendeve të rajonit, por nga ana tjetër shohim se kufijtë me Greqinë janë të mbyllur, si ndikon kjo në qarkullimin e njerëzve, turistët nuk mund të vijnë në Greqi tashmë disa muaj?

Në të dyja aspektet siç parashtruat në pyetjen, ka edhe përparësi edhe dobësi. Përparësitë janë se jemi një rajon i vogël dhe gjithçka është e ndërlidhur. Nëse shifrat rriten në një vend, rriten edhe në tjetrin, madje edhe me kufij të mbyllur ose me kufij gjysmë të mbyllur. Në këtë moment, me të vërtetë kufijtë janë të mbyllur, ndoshta për mobilitet, turizëm, civile, për qytetarët, por për ekonominë, kamionët janë të hapur, ato funksionojnë, por kur janë të mbyllura madje edhe për qytetarët, nuk mund të udhëtojë secili lirisht, ja madje edhe njerëzit afarist të arrijnë marrëveshje. Këtë mund ta bëjnë vetëm përmes lidhje interkonference, të lidhin marrëveshje dhe kamionët të shkojnë dhe transporti është duke ndodhur. Nuk është njëjtë sikur kur mund të udhëtoni.

Por, të gjitha vendet janë të pajtimit se shëndeti është para së gjithash dhe mbi të gjitha. Dhe tani të gjithë jemi të përshtatur pikërisht në ato kushte.

Ne në vendin tonë në mënyrë që të mundësojmë qarkullim plotësues të qytetarëve grekë në Maqedoninë e Veriut për arsye të ndryshme, a është kjo për shërbime stomatologjike në rajonin e Gjevgjelisë, Manastirit. Nuk e di, nëse është për disa lojëra të caktuara zbavitëse, nëse është për shoping, nëse është për biznes, nëse është për investime, tashmë kemi vendosur organizimin e test qendrave ose terminaleve në vetë vendkalimet kufitare. Tani me teknologjitë e reja, testet e reja japin rezultate prej 15- 20 minutash. Besoj se së shpejti do të kemi edhe ne në mënyrë që të mund t’i përmbushim edhe ato kushte që i kërkojnë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, por edhe vetë vendet. Kur do të hyjë një qytetar grek në Maqedoninë e Veriut për dalje ai duhet doemos të ketë test. Nëse duhet të shkojë në Shkup ose të pres dy ditë, kjo i pengon qytetarët, por nëse në 15-20 minuta, thjeshtë me marrjen e kampionit, e marrin testin që të mund të udhëtojnë.

Të gjithë po përshtatemi, por edhe të gjithë shpresojmë se përfundimisht deri në fund të vitit do të ketë informacion se vaksina i ka kaluar të gjitha fazat, me siguri do të kemi opsionin prej disa vaksinave në nivel botëror që në fillim të vitit 2021 do të mund të jenë të pranishëm botërisht, kudo në botë, besoj se edhe te ne. Së pari ta realizojmë këtë efekt psikologjik se ka vaksinë, falë Zotit, e kjo lëvizë ekonominë, gjithsesi një pjesë e madhe e qytetarëve do të vendosin se si ta pranojnë, por edhe zhvillimi i ilaçit ndodhë paralelisht dhe kjo do të jetë ndihmë e madhe.

Çfarëdo përgatitje është e mirëseardhur sa më shpejtë kur do të largohet korona, por përfundimisht, dy aspektet janë që të shfrytëzojmë mundësinë, nëse jo që ta rrisim mobilitetin e parave, kapitalit, njerëzve dhe gjithçka tjetër që paraqet lirinë e lëvizjes, së paku ta përgatisim posa të përfundojë kriza, ndërsa puna e dytë është shkëmbimi i përvojave.

Venko Filipçe me ministrin e tyre të Shëndetësisë është në koordinim dhe kontakte të vazhdueshme. Shkëmbejnë informacione, Greqia është vend më i madh, është anëtare e Bashkimit Evropian, ka qasje deri te informacionet që mbërrijnë deri te vendet më të mëdha e më pas i ndajnë me ne.

Sot kryeministri i Greqisë shprehu gatishmërinë se si anëtare e Bashkimit Evropian, do të kërkojë edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë vaksina të jetë e organizuar përmes tyre, për shkak se zakonisht shkon për vendet anëtare, e më pas për kandidatët. Nëse kjo mund të organizohet më shpejtë për ne 15-20 ditë më herët është e mirëseardhur, pse jo. Për mua, këto janë shprehje të miqësisë. Hapi i këtillë përpara, ishte me iniciativë të tij, bashkë me ministrat e tij tregojnë se ne megjithatë jemi vende më të vogla, kur do të kërkojnë për Greqinë dhjetëmilionëshe, do të kërkojnë edhe për dy milionë në Maqedoninë e Veriut, nuk e di tre, tre milionë e gjysmë për Shqipërinë, gjë që është shprehje e miqësisë, ne jemi dy fqinj të Greqisë.

E gjithë kjo paraqet një atmosferë pozitive, që dua fqinjët tanë maqedonasit, shqiptarët, të gjithë, ta shfrytëzojnë si mundësi për bashkëpunim të ardhshëm, të dallojnë potencial brenda. Unë e dalloj, jam njeri mjaft i informuar, të çelin biznese, të çelin kreative të tyre, të gjejnë mënyrë se si të përfshihen në gjithë atë mundësi të re që hapet para nesh, meqë marrëveshjet janë arritur pikërisht edhe për atë.

U takuam edhe me Sakelaropullu, është interesante ajo se është gruaja e parë presidente, në post është rreth gjashtë muaj, mirëpo nuk e dimë se cili është qëndrimi i saj për Marrëveshjen e Prespës, meqë si kryetare e Këshillit të shtetit, u përmbahej rreptësisht punëve që lidheshin me funksionin e saj të atëhershëm. Për cilat tema biseduat në takimin me të?

Unë jam gjithashtu i befasuar pozitivisht, gruaja vjen nga kasti juridik, por është presidente e Republikës së Greqisë. Kishte komente tërësisht pozitive, dha inkurajim që t’i shfrytëzojmë të gjitha institucionet, tani pas Marrëveshjes së Prespës në mënyrë që ta avancojmë bashkëpunimin tonë, dërgoi porosi të ndihmës, të ofertës, të bashkëpunimit, të gjithë asaj që duhet.

Gjithsesi ne dërguam përshëndetje nga presidenti Pendarovski nga Parlamenti ynë, nga gjithë Qeveria, përshëndetje të miqësisë dhe bashkëpunimit. Ajo u me gjithçka. Shpresoj se së shpejti do të organizohet edhe ndonjë takim mes dy presidentëve. Këtë ata do të duhet t’i bëjnë në mënyrë protokollare ftesat për vizitë të ndërsjellë të njëri-tjetrit, por ne shprehëm gatishmërinë tonë të plotë.

Këtu biseduam për situatat aktuale që ndodhin. Ajo beson në miqësinë përmes dialogut në gjithë rajonin. Beson se nga kjo krizë të gjithë mund të dalim më të fuqishëm, nëse i shfrytëzojmë përparësitë se gjatë krizës përgatiten shumë vegla, përgatitje me kohë, në mënyrë që të kemi edhe diçka pozitive nga vetë kriza. Dërgoi komplimente diplomatike për zhvillimin e ngjarjeve në mbarë rajonin, por duke menduar edhe në Marrëveshjen e Prespës, por duke menduar me siguri edhe në marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.

Është e rëndësishme, se Greqia dëshiron të vazhdojë me pozicionimin udhëheqës në mbarë rajonin, për shkak se në vitin 2003, për herë të parë u mbajt Samiti për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat evropiane. Ajo tha se gjithashtu duhet të vazhdojmë në këtë pjesë. Qëndrojnë në dispozicion, të ndihmojnë në integrimet në Bashkimin Evropian. U vjen mirë që jemi vend anëtar, tani jemi edhe partnerë me Greqinë. Kemi një takim pozitiv për të cilin e ndaj kënaqësinë e përgjithshme nga të gjitha këto detaje në vizitën, gjithashtu edhe me presidenten e Greqisë.

Ju përmendët në një pjesë të bisedës, se Micotakisi derisa ishte në opozitë ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, mirëpo tani shprehet se është marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare dhe Greqia do ta respektojë, sipas kësaj, mund të themi se Aleksandri i Maqedonisë nuk do të na ndalet në rrugën drejt Brukselit, por ndoshta do të na ndalet Goce Dellçevi? A mundet e gjithë kjo situatë me Greqinë të jetë porosi ose mësim për një fqinjë tjetër tonin?

Fqinjët tanë i kemi miq dhe këtë e kanë treguar kur duhet të vendosin për ardhmërinë, për përmbushen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është NATO dhe Bashkimi Evropian. Ata vendosën pozitivisht. Gjithsesi bëhet fjalë për politikanë, një pjesë ekspertë që lobojnë në përputhje me gjendjet aktuale. Por, kjo nuk do të thotë se ne kemi më pak miqësi.

Në rrugën me Greqinë në bashkëpunimin tashmë është autostrada “Miqësia”, nuk është autostrada “Aleksandri i Maqedonisë” ja nëse flasim figurativisht.

„Goce Dellçev“ është autostrada që shpie nga Shkupi drejt Shtipit, e cila është lëshuar në përdorim, por kjo është rruga drejt Bullgarisë në kufijtë tanë drejt Bullgarisë.

Unë besoj se me të vërtetë, të gjithë së bashku do të mësojmë përmes prizmës së ndërtimit të marrëdhënieve se si historia të na bashkojë, si të na lidhë, përmes saj të gjejmë miqësi edhe më të madhe, bashkëpunim edhe më të madh.

Historia nuk është e parëndësishme, është shumë e rëndësishme, por më e rëndësishme është ardhmëria, ndërsa historinë duhet ta shfrytëzojmë si bazë, si themel për histori të mirë. Dhe prandaj them madje edhe në zgjidhjen e çështjes për Goce Dellçevin, ne duhet doemos të gjejmë fije të përbashkëta që do të na bashkojnë, që do të jenë të përbashkëta, që do të na bashkojnë në ndihmën e ndërsjellë, inkurajimin e tregtisë së re ekonomike, në investime të ndërsjella dhe bashkëpunim në të gjitha fushat. Jam i bindur se me të vërtetë përmes kësaj çështjeje do të dalim fitues që të dyja palët dhe duhet doemos të dalim, për shkak se do të arrijmë marrëveshje, e nëse arrijmë marrëveshje ai është i qëndrueshëm dhe i mundshëm, vetëm nëse dy palët janë të lumtura në mënyrë të barabartë, për shkak se në të kundërtën nuk është marrëveshje, njëra palë i është imponuar tjetrës, e jona asaj bullgare ose bullgarja asaj maqedonase. Kjo nuk na duhet.

Thashë kemi arkiva, mund t’i çelim. Vetë arkivat ekzistojnë edhe te ne, ekzistojnë edhe në Bullgari. Ato arkiva janë thuajse identike.

Nëse jemi të mençur, para së gjithash komisioni ynë dhe i tyre që të nxjerrin fije të përbashkët se konstatimet e të pesë personaliteteve historike deri tani ishte fija e përbashkët dhe si i shënojmë në mënyrë të përbashkët. Vallë janë Shën Cirili dhe Metodi, Klimenti dhe Naumi, vallë është Car Samuili, ashtu edhe për Goce Dellçevin. Ne së bashku e shënojmë. Së bashku ishte Bojko Borisov në varrin në Shkup, unë u përkula në përmendoren në Bllagoevgrad, kur ishim në vitin 2019 ose 2018. Në Strumicë është Goce Dellçevi është i vendosur i tëri si përmendorja më e madhe. Ata e kanë gjithashtu në Bullgari kudo. Kanë edhe një qytet Goce Dellçev. Kjo na është e vërteta.

E dini flasim për fundin e shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20. Revolucionar i ynë i madh, luftëtar për mëvetësinë dhe pavarësinë maqedonase. Njeri që ka luftuar edhe për të drejta sociale në atë kohë kundër Robërisë osmane, ka qenë edhe në territorin tonë edhe në territorin bullgar.

Me të vërtetë mund të jemi të mençur që të gjejmë fije të përbashkët që do të na bashkojë. Askush të mos humbë, askush të mos humbë. Pse? Për shkak se dikush ka luftuar për të drejtat, për të drejta sociale, për vlera njerëzore dhe besoj se politikanët e mençur, politikanët e shekullit 21, përmes fijeve të këtilla historike gjejnë bashkësinë, gjejnë bashkëpunimin, gjejnë të ardhmen dhe perspektivën.

Postime të ngjashme

Qeveria ndan 1.300.000 euro për blerjen e ilaçit për mjekim të coronavirusit

admin

Editorial / Çfarë të bëjë Maqedonia e Veriut pas bllokadës bullgare!

R ZH

Saraji po bëhet me lagje elitare, ja si do të duket ajo (Foto)

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...