Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Në kohë kritike të pandemisë me Covid, popujt e Evropës duhet të jenë të bashkuar

Zhurnal Ads

Athinë, 16 shtator – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev i cili që dje po qëndron në vizitë pune në Athinë, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se mbrëmë ka pasur darkë me ish-kryeministrin grek Aleksisi Cipras dhe ish-kryetarin e Francës, Fransoa Olan, me të cilët janë pajtuar se “kjo është koha kur së bashku me interesat kombëtare të çdo vendi i ndajmë edhe solidaritetin edhe kohezionin që të bëjmë një hap përpara drejt të ardhmes më të mirë të përbashkët”.

“Dita e parë e punës e konferencës së prestigjiozit “Ekonomist” në Athinë e përfundojmë me konstatimin e përbashkët se në kohëra kritike, të shkaktuara nga pandemia me KOVID-19, popujt e Evropës duhet të jenë të bashkuara në përballjen me kanosjen për shëndetin e qytetarëve, të shëndetit publik, të ekonomisë dhe të jetës shoqërore”, theksoi Zaev në publikim.

Ai potencoi se pandemia me KOVID-19 dukshëm e ndryshoi përditshmërinë tonë, por këtu jemi së bashku që të bëhemi më të fuqishëm, për ta përvetësuar dhe fituar kanosjen e cila shkaktoi krizë shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

“Bashkërisht jemi duke e hartuar strategjinë për të daë nga kriza më të fuqishëm dhe me miqësi të thelluar nga përballja me krizën”, shton kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ahmeti me kërkesë të tij dëshmoi më herët nga sa ishte paraparë për rastin”Regjistrimi”

E.E.

Presidenti Pendarovski avansoi kolonelët Besnik Emini dhe Simeon Trajkovski

Z H

Zaev: Futbolli është lojë, fqinjësia e mirë duhet të ruhet

T E

Afrim Gashi dëshmoi për 27 prillin, foli edhe për këndimin e himnit nga Ibraimi

Z H

MPB: Ndalohen grupimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura gjatë festave në vijim

T E

Ligjet reformuese nuk mund të miratohen pa votat e opozitës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...