Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Në mënyrë kategorike kërkuam prej Telegramit ta fshijë grupin “Dhoma Publike”

Shkup, 28 janar  – Kemi dërguar kërkesa kategorike në rrjetin social Telegram për të fshirë grupin “Dhoma Publike” dhe nuk do të ndalemi së insistuari në këtë kërkesë deri në përmbushjen e saj përfundimtare, tha kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai theksoi se nëse aplikacioni Telegram nuk mbyll kanalin “Dhoma Publike”, ku shpërndahen përmbajtje pornografike dhe private ndahet nga qytetarët tanë, si dhe pornografi e fëmijëve, do të shqyrtojnë edhe mundësinë e bllokimit ose kufizimit të përdorimit të këtij aplikacioni në vend, derisa nuk fillojnë të bashkëpunojnë me ne, me qëllimin e vetëm të mbylljes së grupit të problemeve dhe të na ndihmojnë të zbulojmë identitetin e atyre që ndajnë fotografi dhe kryejnë krim.

“Si Qeveri nuk na shkon ndërmend të censurojmë komunikimin, por kjo është diçka tjetër dhe ne duhet t’i mbrojmë qytetarët tanë. Sot kjo po ndodh në Telegram, dhe nesër mbase në një platformë tjetër, kështu që ne kemi për detyrë dhe obligim të bëjmë gjithçka për të siguruar përgjigje të përshtatshme nga ata që krijuan këto platforma ku ndodhin krime të tilla”, tha kryeministri.

“Dua të dërgoj porosi për të gjithë qytetarët tanë të cilët ndajnë fotografi dhe përmbajtje në atë grup në pronësi të bashkëqytetarëve të tjerë, në të njëjtën kohë që të ndalojnë së bëri këtë dhe të largohen nga ai grup. Në fund të ditës, ne do të marrim të dhënat, do të akuzoheni si dhe do të përgjigjeni për atë që po bëni”, apeloi kryeministri.

Zaev tha se Ministria e Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të saj në vend, ka gjetur disa nga personat të cilët ilegalisht publikojnë fotografi dhe përmbajtje shqetësuese dhe po merren masa dhe aktivitete të duhura në lidhje me rastin.

“Dy persona, një në Manastiri dhe një nga Velesi janë arrestuar në lidhje me rastin ‘Dhoma Publike’. MPB po punon në koordinim me Prokurorinë Publike në mënyrë që të zbardh plotësisht çështjen dhe të sanksionojë në mënyrë adekuate autorët”, potencon kryeministri.

Kryeministri dërgoi porosi inkurajues për viktimat e kësaj dhune, duke theksuar se ata po ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur dhe ndëshkuar autorët e këtyre akteve të neveritshme.

“Po shpreh mbështetje për të gjithë ata që janë solidarizuar dhe dënuan dukuritë e tilla. Kjo e bën shoqërinë tonë më të ndjeshme ndaj këtyre fenomeneve të cilat gjithmonë duhet të dekurajohen dhe të pengohen në qëllimet e tyre. Mbrojtja e privatësisë është pjesë e të dhënave gjenetike të çdo personi, dhe sot, kur festohet Dita e mbrojtjes së të dhënave private përsëri përballemi me kërcënime me përmasa globale edhe një herë ne të gjithë jemi thirrur të qëndrojmë fuqishëm kundër këtij fenomeni”, potencoi Zaev. (Zhurnal.mk)

Ai shfaqi shpresën se nuk do të ketë nevojë për kufizime për Telegramin dhe se që sot do t’i përgjigjen kërkesave të tyre të shumta dhe do të fillojnë të bashkëpunojnë.

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...