Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Zaev në misionin e FMN-së: Viti 2021 është vit i rritjes së qëndrueshme ekonomike

Shkup, 18 maj – Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti takim onlajn me Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vendin tonë, Bergljot Bjornson Barkbu, përfaqësuesen e përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani Eble dhe ekonomistët e FMN-së në Uashington.

Në takim u diskutua për perspektivat e rritjes ekonomike në vend në përputhje me bisedimet e mbajtura nga misioni i FMN-së në dhjetë ditët e fundit. Në fokus ishte politika monetare dhe fiskale, si dhe plani investues dhe strategjia fiskale afatmesme.

“Kryeministri Zaev theksoi se vlerëson shumë bashkëpunimin me FMN-në dhe të gjitha rekomandimet që kanë për qëllim progresin e vazhdueshëm ekonomik dhe krijimin e një ambienti të favorshëm afarist. Ai iu referua përpjekjeve dhe masave të deritanishme të Qeverisë për ballafaqimin me efektet e pandemisë, të cilat dhanë rezultate të mira, mbështetën ekonominë, vendet e punës, si dhe kategoritë e cenueshme të qytetarëve. Në takim, Kryeministri Zaev informoi edhe për trendët pozitive në vend të cilat sinjalizojnë stabilizimin e ekonomisë, forcimin e besimit tek investitorët, si dhe rritjen e eksporteve, prodhimit industrial, tregtisë së brendshme, si dhe pagës mesatare mujore neto të paguar”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.

Lidhur me projeksionet për rritjen ekonomike, kryeministri Zaev informoi se në pajtim me parashikimet e Qeverisë, rritja ekonomike do të mbetet në 4.1% për vitin 2021, e cila është në linjë me projeksionet e FMN-së prej 3.8%, Bankës Popullore prej 3.9% dhe Komisionit Evropian prej 3.7 %.

Siç theksohet në kumtesë, Zaev nënvizoi se përpjekjet e Qeverisë janë përqendruar maksimalisht drejt zhvillimit ekonomik me fokus në tranzicionin e energjisë, investimet në burime të rinovueshme, gazifikimin. Takimi u diskutua gjithashtu edhe për përfitimet e anëtarësimit në NATO, që është sinjal pozitiv për investitorët, pasi që rrit parashikueshmërinë dhe sigurinë e mjedisit të biznesit për investime të reja që janë njoftuar tashmë në vend.

Në takim u konkludua gjithashtu se me lehtësimin e pandemisë dhe vaksinimin masiv i japin një stimul të fortë ekonomisë për t’u kthyer në shtigjet e rritjes ekonomike.

Postime të ngjashme

Opinion / Etiketat e turpit

R Zh

Vaksinë kundër Kovid-19 dje kanë marrë 12.545 qytetarë

R Zh

Rreth një orë pritet për dalje nga vendi në VK Bogorodicë

D V

“Ballkani i hapur” / Me ftesë të kujt Alexandër Soros erdhi në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç ?

R Zh

LSDM: Zgjidhet statusi i 13.000 punëtorëve të falimentuar

D V

Qeveria injoron vërejtjet e Antikorrupsonit për autostradat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...