Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev në takim me admiralin Burk: Përvjetorin e parë nga anëtarësimi në NATO e festojmë me rritje të buxhetit për armatën

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me komandantin e Komandës aleate të forcave të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burk, i cili me delegacionin e NATO-s po viziton vendin me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Në takim, ku morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski, shef i seksionit J-5 në Shtabin Gjeneral të Armatës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Zaev i uroi mirëseardhje admiralit Burk dhe pjesëtarëve të delegacionit të NATO-s dhe u falënderua për nderin që Aleanca me praninë e përfaqësuesve të lartë do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të parë nga anëtarësimi i vendit në Aleancë.

“Anëtarësimi në NATO është realizimi i përcaktimit të qytetarëve dhe elitave politike në vend të afirmuara ndër vite që nga shpallja e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, gjatë periudhës që paraprinte, ne kemi punuar në përmbushjen e kritereve politike në drejtim të avancimit të demokracisë, lirive dhe sundimit të ligjit, si dhe transformimin e ushtrisë sonë në përputhje me standardet e Aleancës”, tha në takim, kryeministri Zoran Zaev.

Zaev në takim informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të investojë në Armatën e Maqedonisë së Veriut me mbështetje buxhetore që po rritet edhe gjatë pandemisë kur prioritet është mbështetja për riparimin e pasojave socio-ekonomike për të cilat kanë qenë të ndara 1.3 miliardë euro.

Kryeministri Zaev shtoi se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut e vërtetoi statusin e saj si një faktor i stabilitetit në rajon dhe se siguria, që del nga Aleanca me të gjitha vendet anëtare të Aleancës, është një faktor për përparimin ekonomik të vendit, për të cilin kompanitë e huaja kanë një kontribut të rëndësishëm të cilët edhe gjatë pandemisë kanë mbajtur interesin e tyre për të investuar në ekonominë e vendit.

Komandanti i Komandës Aleate në Napoli, Admirali Robert Burk, nga ana e tij, theksoi se ishte i nderuar të drejtojë një delegacion të Aleancës me rastin e përvjetorit të parë të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe theksoi kontributin që vendi e ka dhënë në periudhën para aderimit në anëtarësimin në Aleancë dhe se një kontribut të rëndësishëm në arritjen e suksesshme të këtij procesi kishte udhëheqja e vendit në 4 vitet e fundit kur u morën vendimet më të rëndësishme për realizimin e këtij qëllimit.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...