Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev në takim me ministrin kinez, së shpejti hiqen vizat

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pranoi delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Popullore të Kinës të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Gjeneral Vei Fenghe.

Në takimin në Qeveri në të cilën morri pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, kryeministri Zaev duke ju uruar mirëseardhje të Gjeneralit Vei Fenghe dhe të anëtarëve të delegacionit, theksoi se kjo vizitë zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes, të Republikës Popullore të Kinës, është edhe një vërtetim i rëndësishëm i marrëdhënieve të mira në mes të dyja vendeve të cilat viteve të fundit kanë rritje pozitive.

Siç theksohet në kumtesë, kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në fjalimin e tij para mysafirëve nga Republika Popullore e Kinës, theksoi se të dyja vendet i plotësojnë obligimet e tyre nga Marrëveshja për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes, veçanërisht në pjesën e arsimit dhe trajnimit ushtarak.

“Kryeministri Zaev posaçërisht u përqendrua në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe shprehu shpresë se trupat punuese të Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës së shpejti do të përfundojnë bisedimet për heqjen e vizave, me çka do të arrihet edhe një hap i rëndësishëm për rritjen edhe më të madhe të bashkëpunimit tregtar, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në turizëm”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Heqja e vizave, tha Kryeministri Zaev në takim, do të ndihmojë në realizimin e ambicies së tregtisë së të dy vendeve për të arritur që shkëmbimi tregtar vitin e ardhshëm të arrij vlerën prej 1 miliard dollarëve amerikanë, i cili në vitin 2020 arriti në 763 milion dollarë.

Në takim, kryeministri Zaev i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes Gjeneral Vei Fenghe për të përcjellë në institucionet përkatëse në Republikën Popullore të Kinës që Maqedonia e Veriut pret të përshpejtojë shpërndarjen e 200,000 vaksinave nga kompania “Sinofarm” për t’u përfshirë në procesin e imunizimit në vend që do të filloj nesër.

Gjenerali Vei Fenghe theksoi në takim se ky mesazh do të përcillet menjëherë në institucionet përkatëse në Republikën Popullore të Kinës për të konfirmuar miqësinë midis dy vendeve edhe gjatë krizës aktuale për shkak të KOVID-19.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës Popullore të Kinës, Gjenerali Vei Fenghe, në takimin në Qeveri, përcolli kënaqësinë e tij dhe të Qeverisë të vendit të tij me nivelin e bashkëpunimit midis dy ministrive, dhe veçanërisht realizimin e tendencave pozitive në ekonomi që dalin nga marrëveshja konsensuale midis Maqedonisë Veriore dhe Republikës Popullore të Kinës për të avancuar marrëdhëniet midis subjekteve ekonomike të të dyja vendeve.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...