Berlin, 16 nëntor – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, sot pasdite u takuan me ministrin shtetëror për Europë në MPJ të Gjermanisë, Mihael Rot, informon Zhurnal.
Në takim, kryeministri Zaev e faleminderoi për angazhimin gjithëpërfshirës të Gjermanisë mbi eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanin perëndimor, veçanërisht në korniza të kryesisë së tyre me BE-në, por edhe në korniza të procesit të Berlinit i cili rezultoi me disa marrëveshje kyçe dhe bashkëpunime të cilat u nënshkruan në samitin në Sofje ku bashkë nikoqir ishin kryeministrat Zaev dhe Borisov.
Kryeministri Zaev theksoi pritshmëritë se konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të mbahet deri në fund të këtij viti.
Agjenda e kryeministrit Zaev vazhdoi me ceremoninë për ndarjen e çmimit për të drejtat e njeriut për vitin 2020 nga Fonadcioni “Friedrich Ebert”, ndërsa do të ketë gjithashtu takim edhe me parlamentarët e Bundestagut gjerman.//Zhurnal.mk