Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev në tribunën: Kemi bërë gjithçka, radhën e ka BE-ja…

Shkup, 11 qershor 2021 (MIA) – Për ne është shumë e rëndësishme që vendet anëtare të BE-së, midis të cilëve edhe Franca, e mbështesin procesin e integrimit në BE. Para nesh është Samiti i Këshillit Evropian në qershor, një mundësi reale për një hap përpara dhe një zgjidhje që do të heqë bllokadën në rrugën tonë evropiane. Dialogu sjell zgjidhje, dhe zgjidhja më e rëndësishme prosperuese për ne tani është zgjidhja për fillimin e negociatave, të miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE, porositi kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin e tij në tribunën e parë nga karvani “Më e mira për komunën tonë”.

Ai u përqendrua në situatës aktuale me procesin e integrimit evropian dhe kapërcimit të bllokadave të palogjikshme në rrugën për në BE.

“Ju sjell përshëndetje nga Parisi, nga kryeqytetet e të gjithë Evropës, përshëndetje të përkthyera në mbështetje të fortë dhe të sinqertë për atdheun tonë, kryeqyteti i të cilit është Shkupi ynë i bukur! Shkupi është krenar dhe i respektuar kur Maqedonia e Veriut është krenare dhe e respektuar”, tha Zaev.

Theksoi se shteti ka bërë gjithçka që është e nevojshme në procesin e reformave dhe përmbushjen e kritereve dhe se tani është radha e Bashkimit Evropian.

“Kemi bërë gjithçka, kemi punuar, kemi përmbushur të gjitha kriteret, është radha e BE-së për të dhënë. Ne jemi gati për një dialog dypalësh që do të çojë në një marrëveshje të arsyeshme dhe të pranueshme reciprokisht brenda kornizës së Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Sigurisht, çështjet e gjuhës dhe identitetit maqedonas nuk janë dhe nuk mund të jenë në asnjë tryezë. Ne po luftojmë për të ardhmen e vendit dhe do të bëjmë gjithçka për të.

Të luftosh për vendin tënd, për njerëzit e tu, për qytetin tënd, komunën, është një privilegj, nder, përgjegjësi”, konkludoi Zaev. fb/

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...