Zaev: Nëse dëshirojmë paga zvicerane, duhet të punojmë shumë më shumë dhe në mënyrë efikase

Shkup, 1 tetor –  Propozim-vendimi i cili parasheh orar të shkurtuar për administratën publike të premten, është vendosur në ENER. Do të hapet diskutim për këtë çështje, qytetarët duhet ta thonë mendimin e tyre, ndërsa Qeveria dëgjon në mënyrë të kujdesshme, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të ciklit të ri investues në “Birrari”, Zaev e ndau përshtypjen e tij – se qytetarë presin administrata që e paguajnë të punojë në mënyrë efikase ndërsa jo të jetë më pak efikase. Këto janë, tha edhe pritshmëritë e tij.

Sipas tij, duhet të bëjmë racionalizim shtesë të administratës.

“I dini qëndrimet e mia edhe për produktivitetin e përgjithshëm të popullatës dhe produktivitetin e përgjithshëm dhe efikasitetin e administratës. Si popull, duhet më shumë të punojmë e jo më pak. Por, si premtim parazgjedhor e participuesve politikë në pushtet, kjo është vënë në ENER dhe do të hapet për diskutim për këtë çështje. Besoj se qytetarët do të tregojnë ajo që është realitet në shtet, ndërsa realiteti është se të gjithë nëse dëshirojmë paga zvicerane, duhet të punojmë shumë më shumë – nga produktiviteti që e kemi sot, duke filluar nga vetja, e gjithsesi, deri tek të gjithë punonjësit në sektorin privat dhe në sektorin publik. Pjesa e dytë, efikasiteti i administratës publike është diçka që është fokus serioz dhe duhet të jetë në fokus. E pamë se i gjithë sistemi me 38 për qind të punës së njerëzve gjatë valëve të pandemisë, ka funksionuar. kjo vetvetiu tregon se kapacitetet e përhershme të administratës duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale. Kjo është pritshmëria e qytetarëve, por kur keni diçka të hapur në ENER, është e papërshtatshme kryeministri të tregojë se cilat janë pritshmëritë e qytetarëve, por qytetarët t’i thonë pritshmëritë e tyre”, theksoi Zaev.

Ai shtoi edhe se kur vijnë kërkesat e qytetarëve të regjistruar në disa programe dhe masa të caktuara, detyrë edhe e Qeverisë është t’i prezentojë para popullit dhe populli të prononcohet.

“Administrata në vitin 2016 ishte 165.000 ndërsa tani është 132.000. Pjesa më e madhe e administratës është në ndërmarrjet publike shtetërore ose komunale, pa policinë në uniformë, pa sistemin shëndetësor të mjekëve, inferimerëve, ndihmësve spitalorë dhe pa armatën, dikur rreth 15.000 njerëz punojnë në ministri, si edhe në ujësjellës, në ndërmarrjet komunale. Duhet të bëjmë racionalizim shtesë të administratës. Ne vazhdojmë me këtë pjesë”, theksoi kryeministri dhe përkujtoi se Ligji për pensionim fiks hyn në fuqi nga 1 korriku 2020 ndërsa ka për qëllim të arrijë zvogëlimin e administratës për diç më shumë se 10 për qind.

Diku, tha, do të plotësohen vendet – mësuese, arsimtarë të cilët duhet të mbajnë orë, ndërsa diku në ndërmarrjet publike njerëzit do të shkojnë në pension pa u plotësuar këto vende të zbrazura.

“Një nga reformat më të mëdha e cila na pret, nuk është vetëm BE-ka, por edhe efikasiteti, profesionalizmi dhe puna ekspeditive e administratës publike pasi kjo do të thotë standard më i mirë ekonomik dhe ekonomi më e mirë për të gjithë”, nënvizoi kryeministri. 

Related posts

Zaev tregon cilat jane dy kërkesat konkrete të Bullgarisë

D V

Autoritetet shëndetësore do të vendosin nëse kopshtet nga shtatori do të punojnë me kapacitet të plotë

D V

Ministri Hoxha: Paguhen subvencionet për qumështin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More